GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijojnë skandalet në Ministrinë e Brendshme, zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën, mori 1 mijë euro për një punësim në MB

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijojnë skandalet në Ministrinë e Brendshme, zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën, mori 1 mijë euro për një punësim në MB
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK, që “fundosën” ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj së cilës GJKKO caktoi mbrëmjen e kaluar “arrest shtëpie”.

Dosja e SPAK, ku përgjimet zbulojnë se si ish.zv/ministrja ka marrë ryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Siç raporton gazetarja Lala, hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme.

Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk,

Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësisht kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo.

Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit ““Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”.

Gazetarja Lala, referuar dosjes së SPAK, thekson se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. “Leku e hedh ujin përpjetë”, thotë më tej ajo.

SPAK thotë se ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar edhe në një ambient të MB.

Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, në Durrës, dhe ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk.

Etiketa: Minisitria e BrendshmeRovena Vodashperdorim detyre

Lajme të lidhura

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë
Aktualitet

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor
Aktualitet

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Aktualitet

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Para

Epidemiologu tregon shanset e infektimit me variantin Delta për personat që e kanë kaluar Covid-19

TË FUNDIT

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në...

Lexo më shumë
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com