GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijon kontrollet intensive, Policia Rrugore: 9 shoferë të arrestuar në 24 orë, qindra gjoba

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon kontrollet intensive, Policia Rrugore: 9 shoferë të arrestuar në 24 orë, qindra gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore vijon monitorimin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat  urbane dhe akset kryesore rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar dhe  alkooltestues, janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit  dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.

Po si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia apelon: Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë dhe të gjitha rrugët monitorohen nga Policia Rrugore duke përdorur bazën logjistike që ka në dispozicion.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me ????, për një qëllim: sigurinë e jetës.

“Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional”, bën thirrje policia.

Lajme të lidhura

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona
Aktualitet

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Para
Foto/ Vrojtuesi shpëton nënë e bir nga mbytja në Spille, vetë përfundon rëndë në spital

Foto/ Vrojtuesi shpëton nënë e bir nga mbytja në Spille, vetë përfundon rëndë në spital

TË FUNDIT

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar sot punën në shenjë kundërshtimi të draft- propozimit të PS për shkrirjen e saj...

Lexo më shumë
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

11:38 - 03/08/26
“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com