GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vijon kontrollet rrugore, pezullohen 43 patenta, vendosen mbi 1 mijë gjoba

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia rrugore: Gara shpejtësie dhe tentativa për të korruptuar efektivët, 17 shoferë të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orët e fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italias, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë konstatuar dhe vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

43 leje drejtimi të pezulluara, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur;

1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

-Falë telefonatave të qytetarëve, janë parandaluar 4 ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

• Në Sarandë u kap në flagrancë shtetasi A. J., i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l alkool dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale;

• Gjithashtu, në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit.

Mos shpejtoni të arrini aksidentin, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, mos shkelni semaforin, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
I dënuar përjetë për vrasjen e studentes greke, ja si shqiptari i penduar Aleksandër Luca i dedikohet tërësisht fesë

I dënuar përjetë për vrasjen e studentes greke, ja si shqiptari i penduar Aleksandër Luca i dedikohet tërësisht fesë

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com