GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijon protesta para Bashkisë Tiranë: Mosarrestimi i Veliaj, drejtësi e munguar!

13:47 - 15/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje me policinë dhe paralajmërime për arrestime të reja – Ç‘ndodhi në tubimin para bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita zhvilloi këtë të premte protestën e 34 përpara bashkisë së Tiranës. Gjatë protestës, u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe arrestimi i tij. Kjo sipas protestuesve, do të vinte drejtësinë në vend. Veliaj cilësohet nga opozita “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës” dhe “koka e bandës së drejtorëve hajdutë të aferës 5D”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha “drejtësinë duhet ta bëjë populli”. “Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar”, tha Blushi.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu theksoi se beteja nuk do të ndalet, derisa hajdutët të përfundojnë në burg.

“Shqiptarët protestojnë për drejtësi. Në burg shkojnë ata që denoncojnë krimin e tyre, këtu nuk ka drejtësi, sepse këtu ka Skap, nuk ka drejtësi, sepse këtu ka Duman”, tha Balliu.

Këshilltari demokrat në bashkinë e Tiranës kujtoi se opozita do të protestojë edhe ditën e martë para parlamentit kundër miratimit të buxhetit 2025, që e cilësoi “buxhetin e hajdutëve”.

Anëtarja tjetër demokrate e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali solli në kujtesë problemin e vendparkimeve të munguara për qytetarët në kryeqytet dhe shfrytëzimin e ligjit për ti ndëshkuar nga bashkia, e kthyer prej kohësh në një bandë gjobëvënësish.

“Të dashur qytetarë të Tiranës, do ju jap dy lajme nga fatal-qeverisja. Lajmi i parë është që buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro. Mendoni se çfarë shifre e madhe është kjo për një bashki si Tirana që vazhdon e shpopullohet çdo ditë. Nga i mori 500 milionë euo Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%. Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj. Lajmi i dytë është që ne këto para që kemi marrë nga ky buxhet 500 ml euro/ 110 ml euro shkojnë për të paguar gjobën për Beketin, kërcënimin që Veliaj i bëri që të mos transmetonte dasmën e tij. Kështu shkojnë paratë e këtij qyteti, prandaj nuk ka para për pensione. Kjo është fatal qeverisje e ne duhet ti themi ndal, o sot o kurrë…”, tha ajo.

Ish-deputeti Belind Këlliçi theksoi se “Veliaj përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare me aferën e inceneratorit dhe është ushtari më besnik i Sorosit”.

Teksa po zhvillohej protesta e PD-së para bashkisë së Tiranës, një efektivi të policisë i ka rënë të fikët. Ndihma e parë iu dha nga kolegët dhe qytetarët e pranishëm në protestë, ndërsa më pas u transportua për në spital me një makinë policie.

Protesta zgjati rreth një orë, ndërsa nga mikrofoni i tubimit u paralajmërua se ato do të vijojnë deri në dorëheqjen dhe arrestimit e Veliajt.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Arbitrazhi rrëzon Ramën për “Becchetin”: Paguani 110 milionë euro

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com