GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Viktima e aksidentit në Tiranë, fanse e konkurrentit të BBVIP

20:22 - 10/03/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Viktima e aksidentit në Tiranë, fanse e konkurrentit të BBVIP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëra nga tre viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë ishte fanse e konkurrentit të Big Brother VIP, Luizit. Disa prej postimeve të 22-vjeçares Erisilda Abedini në Tik Tok kishin në qendër Luizin dhe Kiarën, dy prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar.

Kujtojmë se Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë tre viktimat e aksidentit të rëndë të një dite më parë në Tiranë.

Nga aksidenti i frikshëm mbetën të vdekura në vendngjarje pasagjeret Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj, ndërsa i riu ndërroi jetë pak orë pas aksidentit në spitalin e Traumës.

Mësohet se Sikela Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut. Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte atje.

Automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin Klevis Ruçaj, me dy vajzat pasagjere në makinë, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë ku u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte drejt Elbasanit, një automjet tip “Honda”, me drejtues personin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Dy vajzat pasagjere humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital, ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i “Honda-s” dhe dy pasagjerët e tjerë që ishin me të.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët ka rezultuar se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndë.

Kjo zonë edhe më herët ka pasur problem për sa i përket aksidenteve me pasoja kryesisht të mjeteve që udhëtonin nga Elbasani në Tiranë. Këto aksidente sollën edhe nevojën për të rindërtuar rrugën duke krijuar këtë rrethrrotullim që sërish nuk i shmangu aksidentet.

VIDEO E VIKTIMES KU PERMEND BANORET E BBVIP

Etiketa: aksidentitTiraneViktima

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Aksident në Librazhd, plagoset 20-vjeçari

S'ndalen aksidentet në vend! Makina përplas biçikletën në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com