GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viktima e Peqinit, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Dyshohet se u vra për hakmarrje

17:01 - 17/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


U gjet në Peqin, ende nuk dihet kur u ekzekutua ‘Kinezi’ i Aldo Bares

Ndonëse Alban Semaku, i njohur me nofkën “Kinezi” i Aldo Bares është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbit mesditën e së dielës, ende nuk dihet se kur është krer vrasja. Dyshohet se ai mund të jetë qëlluar me armë të shtunën, por pritet që ekspertiza të zbardhe kohën kur ka humbur jetën anëtari i Bandës së Lushnjes.

Mësohet se dy plumba i kanë marrë jetën Alban Semakut, një në shpinë dhe një në brinjë. 38-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penale dhe rezulton të jetë i dënuar për vrasje.

Viktima është identifikuar në morgun e Elbasanit nga nëna e 38-vjeçarit.

Viktima u pikas nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Nëna e të ndjerit, identifikoi të birin në morgun e Elbasanit. Viktima është Alban Semaku i njohur edhe si Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.

Vendi ku viktima u gjet e bën të vështirë zbulimin e identitetit të autorëve të ngjarjes për shkak se është një zonë e pabanuar dhe pa kamera sigurie. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, ndërsa mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Grupi hetimor ka marrë në mbikëqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë. 

 “Kinezi” deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali dhe ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.

Ai është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, por ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje e lëndë narkotike. Dënimi i fundit është marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

Ekzekutohet Alban Semaku, i njohur si ‘Kinezi’ i Aldo Bares

Alban Semaku, i njohur me nofkën “Kinezi” i Aldo Bares është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbit mesditën e së dielës. Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren është ekzekutuar me dy plumba një në shpinë dhe një në brinjë.

Viktima u pikas nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Nëna e të ndjerit, identifikoi të birin në morgun e Elbasanit. Viktima është Alban Semaku i njohur edhe si Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.

Vendi ku viktima u gjet e bën të vështirë zbulimin e identitetit të autorëve të ngjarjes për shkak se është një zonë e pabanuar dhe pa kamera sigurie. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, ndërsa mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Grupi hetimor ka marrë në mbikëqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë. 

 “Kinezi” deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali dhe ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.

Ai është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, por ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje e lëndë narkotike. Dënimi i fundit është marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

Viktima e Peqinit, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Dyshohet se u vra për hakmarrje

Identifikohet viktima e gjetur ditën e sotme në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin. Mësohet se personi në fjalë është Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Personi në fjalë është i njohur për policinë, pasi ka qenë anëtarë i bandës së Lushnjës dhe është dënuar disa herë nga gjykata. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia pasi Gjykata e Lushnjës në vitin 2003 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasje”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, e cila ishte kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Ndërsa në 2015-ën është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, ai u kap në teksa i kishte vënë pistoletën në kokë një elektroauti, për motive të dobëta.

Po këtë vit, Gjykata e Rrethit Lushnjë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe është liruar nga burgu në vitin 2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

Vrasje mafioze në Peqin, 45-vjeçari gjendet i ekzekutuar me dy plumba

Një krim mafioz ka tronditur Peqinin, ku një person i paidentifikuar, i cili mendohet rreth 45-vjeç është gjetur i ekzekutuar pranë lumit Shkumbin. Viktima, i cili paraprakisht mendohet se nuk është banor i zonës është gjetur nga kalimtarët pranë plehrave në një zonë të pabanuar dhe menjëherë është njoftuar policia e zonës, e cila është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja ka rezultuar se viktima kishte marrë dy plumba nga pas, një në kurriz dhe një mes brinjëve, që mendohet se i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia fillimisht ka kontrolluar në rrobat e viktimës për mjet identifikimi, por nuk ka gjetur asnjë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
Ndërkohë, grupi hetimor dyshon se viktima është qëlluar në vend tjetër dhe më pas është transportuar në zonën ku u gjet i pajetë, e cila nuk është e banuar dhe nuk ka as ndriçim e as kamera sigurie. Megjithatë, për policinë fillimisht duhet bërë identifikimi i viktimës me qëllim që më pas të hetohet mbi motivet dhe autorët e vrasjes.

Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmën e kolegëve në drejtoritë e tjera vendore për të gjithë personat e shpallur të zhdukur, të cilët janë 40-50 vjeç, me qëllim identifikimin e viktimës. Pas identifikimit të viktimës, i cili mendohet se është nga rajonet përqark vendit të ngjarjes, policia pritet të nisë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërkohë që po punohet me familjarët e personave të zhdukur për identifikimin e tij. Sipas grupit hetimor, kjo vrasje është e sofistikuar, pasi autorët nuk kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes dhe zbardhja e saj do jetë e vështirë, duke të bërë të ngrihen dyshime për një krim mafioz. Një vrasje e tillë vjen vetëm pak ditë pas emërimit të kreut të ri të policisë së shtetit, i cili ka ndërmarrë një analizë të thellë në çdo qark të vendit, por që duket se reforma e tij do të nisë pikërisht nga qarku i Elbasanit.

Etiketa: Aldo BarehakmarrjepeqinViktimia

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

Gjermani, rriten kërkesat për azil

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com