GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR

17:52 - 16/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë të largëta ditët kur Stresi dhe Noizy dolën kundër njëri tjetrit me grupet e veta. Përveç anëtarëve të grupit, ata kishin pas vetes edhe fansa që ndezën një rivalitet përtej muzikës.
Muzika bashkon njerëz nga gjithë bota përtej gjuhës, fesë dhe ngjyrës. Ajo nuk ndan dhe ajo nuk mëson si të marrësh një jetë. Mbrëmë Stresi dhe Noizy ndan skenën bashkë, ndan një përqafim dhe sheshuan gjithë ato vite rivalitet. Por medalja ka dy anë dhe në anën tjetër të kësaj historie është Denis Dollapi,adoleshenti që prej vitit 2010 dergjet ende në shtrat midis kësaj jete dhe tjetrës. Prej rivalitetit midis Noizyt dhe Stresit, Denisi dhe familja e tij mbajnë ende mbi shpatullat pasojat e një veprimi fatal.

Siç tregojnë vetë ata, Denisit i pëlqente muzika dhe ishte fans i Stresit dhe fansat e Noizyt e bënë pre të dorës së tyre të pisët. Denisi ndodhet ende në koma prej asaj dite dhe ja çfarë thonë ata që nuk e braktisën kurrë, familja:

Në 28 prill të vitit 2010, Denis Dollapi u sulmua nga bashkëmoshatarë të tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorët fansa të Noizy OTR. Të dy këta këngëtarë kanë mjaft ndikim te fansat e tyre. Të dy shkëmbejnë kërcënime njëri me tjetrin. I fundit prej këtyre kërcënimeve, kaloi gjithë barrierat e etikës dhe u dha në transmetim direkt në “Zonën e Lirë” të Arjan Çanit. Dhe fansat jashtë studios, janë gjithë sy e veshë.
Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këtyre dy këngëtarëve, atë kohë ishin shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. “Ishte gjithnjë i qetë, i pëlqente të pikturonte, të shkruante tekste këngësh dhe të vishej bukur,- thonë shokët.

Por djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant tashmë dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital, pa mundur të rikthehet në jetë pas sulmit. Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, “rivalët” e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pas, në zemër..
Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: “Më treguan shokët.. Ashtu i plagosur djali ka kërkuar ndihmë ta sjellin në spital. Ka shkuar i gjakosur me lekë në dorë tek dy taksi, më pas tek një makinë dhe askush nuk ka dashur ta marrë.. Deri sa është rrëzuar përdhe. Nëse do të shkonte pak më herët në spital nuk do të ishte në këtë gjendje”…

Kujtim Dollapi kërkon drejtësi. Bashkë me gruan, Xhevin, dhe vajzën ata i rrinë mbi kokë Denisit, me shpresën se do të rikthehet sërish mes tyre si më parë. Nuk largohen asnjë minutë. Një prej tyre duhet të jetë patjetër aty. Ndryshe Denisi nxjerr atë klithmën që ia shtrëngon zemrën nënës së tij, Xhevit:
“Im bir u bë 19 vjeç dhe nuk më ka trokitur askush në derë për ndonjë problem me të. Nuk e kuptoj se pse duhet të ma bënin djalin kështu për një këngë.. pa asnjë arsye”. Ajo gjen forca të tregojë tmerrin e ditës kur morën vesh ngjarjen.

“Shkuam menjëherë në spital dhe e pashë që trupi i djalit ishte bërë shoshë. Ai ende mbahej dhe më shikonte në sy, diçka donte të më thoshte. Infermierja më tha të bëhem e fortë dhe të mos reagoja në sy të tij, ndryshe ai do të vdiste menjëherë. Ashtu bëra, durova.. Por zemra ime e di..”,- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: “Zoti nuk do ma marrë djalin…” Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. “Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar”,– thotë Kujtim Dollapi.

Lajme të lidhura

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!
Breaking Views

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Para
Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com