GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viktimë e mikrokredive/ Piu fostoksinë para dyerve të SPAK-ut, ndërron jetë 63 vjeçari

08:13 - 03/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Viktimë e mikrokredive/ Piu fostoksinë para dyerve të SPAK-ut, ndërron jetë 63 vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme para ambienteve të SPAK. Pal Trashaj, 63 vjeç piu fostoksinë jashtë ambienteve të kësaj Prokurorie.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se mëngjesin e sotëm fatkeqësisht 63-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ditën e djeshme SPAK doli me një reagim zyrat dhe shpjegoi dinamikën e ngjarjes. Në njoftimin e SPAK thuhet se Trashaj kishte kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së.

Teksa oficeri i informacionit i ka kërkuar të presë që të njoftonte hetuesin e BKH-së mbi kërkesën, 63-vjeçari kishte dalë jashtë dhe nuk ishte kthyer për të marrë përgjigje.

Reagimi i SPAK

Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.

Si ndodhi ngjarja

Pal Trashaj dyshohet të jetë një nga mijëra qytetarët që janë zhvatur nga skema e mikrokredive, për të cilën ranë në pranga dhjetë persona.

Në maj të këtij viti Prokuroria njoftoi se përmes krijimit të kësaj skeme mashtrimi kompania “Micro Credit Albania” në bashkëpunim me subjekte të tjera financiare dhe zyrat përmbarimore, blenë borxhin në vlerën e 7.3 milionë euro që i përkisnin afro 4 mijë kreditorëve në një bankë të nivelit të dytë e më pas i detyruan ta shlyenin atë përmes shantazhit.

Fitimet që kishin gjeneruar, i kishin investuar në letra me vlerë e obligacione . Sipas prokurorisë ata kanë përfituar përmes interesit vjetor nga 4% deri në 10.5% të vlerës së investuar. Ndërsa zyrtarisht u njoftua se organi i akuzës së kryeqytetit ngriu 10 milionë që iu përkasin personave e akuzuar për pastrim parash me skemën piramidale të mikrokredive. Paratë u bllokuan në llogaritë e 3 subjekteve financiare, mes të cilave edhe “Micro Credit Albania”.

Etiketa: fostoksineKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
“As presidenti nuk është mbi ligjin”, Biden kritikon vendimin e Gjykatës për imunitetin presidencial

Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara presidenciale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com