GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Viktor Orban: Gabim historik veçimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugëtimit në BE

23:01 - 27/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Rajoni, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Viktor Orban: Gabim historik veçimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugëtimit në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohësh vend anëtar i BE-së.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian Orbani e quajti si gabim dhe i propozoi homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes.

“Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam një propozim, të cilin ia përcolla zotit kryeministër dhe i thashë se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësuese, kjo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do t’i pështatej edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhjet më të mira”, deklaroi Orban sipas DW.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi nuk duhet t’i humbë shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarjen e procesit nga Shqipëria. Ai tha se i vjen keq për këtë që po ndodh, dhe që vendit i duhet sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet që kemi. Është mirë që kemi miq në BE, të cilët duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orbani. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy palë mbetën të kënaqura, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se në takimin kokë më kokë me Orbanin ata kishin diskutuar edhe për projekte strategjike si transporti veri-jug dhe korridori energjetik, që lidh Ballkanin me Hungarinë dhe i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit.

Fill pas formimit të qeverisë së re në Shkup kryeministri, Hristijan Mickoski, kishte rënë dakord me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte nga Hungaria një kredi me vlerë prej 500 milionë eurosh. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri hungarez u pyet për origjinën e parave të kredisë dhe nëse ato vijnë nga kreditë kineze që merr Hungaria.

Orbani tha se sipas marrëveshjeve që ka Hungaria me Kinën të gjitha paratë që vijnë nga Kina shkojnë për projekte konkrete për zhvillim në Hungari. “Para kineze nuk mund t’ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t’ju japim”, tha Orban.

Kryeministri Orban tha se nga këndvështrimi i Hungarisë, çështja më e rëndësishme mes dy shteteve nuk është ekonomia, çështje parësore është siguria kombëtare dhe lufta kundër emigracionit.

“Në Hungari të gjitha çështjet i zgjidhim nga aspekti i sigurisë dhe kemi bashkëpunim më të zhvilluar me vendet të cilat janë më të rëndësishme për sigurinë tonë nacionale. Maqedonia e Veriut është shtet shumë i rëndësishëm për sigurinë e Hungarisë, sepse ndodheni në rrugën e emigracionit. Nëse ka nevojë, kemi vullnet t’ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat”, tha Orbani.

“Ajo që po serviret (nga BE-ja) është një goditje për krenarinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut”, shtoi Orbán sipas AP.

Etiketa: Viktor Orban

Lajme të lidhura

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Aktualitet

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek
Aktualitet

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës
Aktualitet

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

21:12 - 29/01/26
Para
Rrapaj pas fitores së Partizanit me Egnatian: Sot e morëm më seriozisht se në derbi

Rrapaj pas fitores së Partizanit me Egnatian: Sot e morëm më seriozisht se në derbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Aktualitet

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26

Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ardit Spahiut, ngjarje e...

Lexo më shumë
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

21:12 - 29/01/26
E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

20:25 - 29/01/26
Dy satelitët “Albania”, zgjatet me 11 muaj marrëveshja me kompaninë amerikane

Dy satelitët “Albania”, zgjatet me 11 muaj marrëveshja me kompaninë amerikane

19:58 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com