GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Vila në Palasë, arkitekti: Më pagoi gruaja e Ahmetajt, bëra arredimin

11:39 - 16/07/23
në KRYESORE, Politikë, Të fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vila në Palasë, arkitekti: Më pagoi gruaja e Ahmetajt, bëra arredimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vila Nr.74 në kompleksin luksoz “Green Coast” në Palasë, është e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Dëshmia në SPAK e inxhinierit që realizoi projektin e arredimit të brendshëm të vilës dy katëshe e nxjerr zbuluar Ahmetajn që ka dhënë informacione të rreme në SPAK.

Megjithëse ish zëvendëskryeminiestri e ka mohuar përfshirjen e tij në pronësinë e kësaj vile, duke pohuar se pasuria i përket  E.Dinaj, një shtetase shqiptaro-zvicerane shoqe e ish-bashkëshortes së tij, me dëshminë që ka dhënë arkitekti në SPAK zbulon lidhjen me pasurinë.

Emrat e dy arkitektëve kanë dalë gjatë kontrollit në muajin Mars 2023 që SPAK i bëri vilës në Palasë. Mes broshurave të gjetura, u sigurua dhe një katallog që tregonte projektimin e mobilimit.

Gjatë marjes në pyetje ata pranuan se ishin porositur dhe paguar në vitin 2019 nga Albina Mançka, gruaja e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Drejtori i studios së arkitektëve ka pohuar në SPAK se:

”…më duket se ka qene viti 2019 kur me ka kontaktuar Albina për këtë projekt.…Albina për projektin që i përgatita, më ka kontaktuar vetë dhe më ka paguar një vlerë rreth 2500 ose 3000 (tre mijë) euro, nuk më kujtohet saktësisht. Mesa me kujtohet, vila për të cilën do të përgatisja projekt idene, cilësohej si vilë e vogël , ndoshta 170 deri në 180 m2, në filet digitale që më janë vënë në dispozicion nga shoqëria “X” të cilat mi dërgoi me email. Unë kam vajtur fizikisht në Dhërmi, e kam parë vilën, kam qenë vetëm. Mbaj mënd që kam bërë një projekt “interior design” për Albina Mançka, për një vilë të ndodhur në Palase, rreshti i tretë ose i katërt….

Ky inxhinier-arkitekt ka pohuar ndër të tjera se për të realizuar punën, i është dashur të bashkëpunojë me një arkitekte të zyrës, duke e identifikuar para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më pas SPAK, ka ftuar për të dëshmuar arkitekten e cila ka pohuar se:

”…ne kemi bërë si zyrë një project interior për një vilë të Albinës në Palasë, me sa më kujtohet kemi filluar punimet rreth vitit 2020. Kontaktet në fillim, porositë bëheshin tek “Arkitekti” dhe më pas e ndiqja unë në varësi të rastit apo projektit. Kam shkuar në Palasë dhe e kam parë vilën. Vila mban numrin 74, dhe ndodhet në Palasë, është vilë 2-katëshe ku poshtë është salloni dhe sipër janë 3 dhoma. Më ka çuar në Palasë “Arkitekti” dhe më pas ai është kthyer. Unë Albinën e kam takuar atje, e cila qëndronte me qira në një ambient tjetër…”.

Nga ana tjetër gjatë hetimeve SPAK, ka kryer kçyrjen e telefonit të arkitektes, duke mundësuar një mori bisedash mes saj dhe vetë Albina Mançkës.

Sipas SPAK ka rezulton se mes tyre janë shkëmbyer shumë fotografi që lidhen me porositjen e disa karrigeve dhe ndriçuesave e disa artikujve elektroshtëpiakë për apartamentin e kthyer në ambient hotelier.

Por ajo që i duhej dhe që kishte shumë rëndësi për SPAK, është biseda e datës 20 Maj, ku ish-bashkëshortja e Ahmetajt i kërkon “Arkitektes” që të komunikojë me “Financieren” e firmës së saj, në mënyrë që kjo e fundit të mos lëshojë më faturat në emër të kompanisë “Integrated Technology Services”, shoqëri e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto, por të lëshohen në emër të “Arkitektes”.

Në materialin e SPAK, thuhet se edhe në arredimin e vilës në Hamallaj, dy arkitektën janë impenjuar për realizimin e projektit të mobilimit.

Etiketa: Arben AhmetajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Grabitje në Mat, 12-vjeçari i merr paratë të moshuarit

Vodhi një shumë të madhe parash në një banesë, arrestohet 31-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com