GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vila në Qerret, Xama: Veliaj bëri pagesat, Xoxa u mor me arredimin

21:49 - 17/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti dyshime në emisionin “Të Paekspozuarit” mbi shkëmbimin e pronave nga familja e Ajola Xoxës, duke theksuar se transaksioni nuk përputhet me vlerën e tregut. Ajo shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur ndonjë kontratë që të mbështesë këtë marrëveshje dhe se shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, ka mohuar ta ketë shoqëruar ndonjëherë në vilën e përfituar.

Nga ana tjetër, shoferi i zonjës Xoxa ka pranuar se e ka shoqëruar atë në Qerret, për t’u marrë me arredimin dhe dizajnin e vilës. Dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.

“Familja e prindërve të zonjës Ajola Xoxa ka pasur një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret.

Ata pretendojnë që këtë apartament e kanë shkëmbyer me një vilë me sipërfaqe 190 metra katrorë dhe 440 metra katrorë truall, pra një pronë më të madhe.

Apartamenti është blerë për vlerën 80 mijë euro, ndërkohë që çmimi që do të ndryshonte për të blerë vilën ishte një shtesë prej 30 mijë euro, gjë që nuk përputhet as me vlerën e blerjes së apartamentit, as me vlerën e tregut në vitin 2020, kur ka ndodhur shkëmbimi, dhe as me atë të vitit 2018, kur pretendohet se është realizuar ky shkëmbim.

Po ashtu, SPAK thotë që nuk ka pasur asnjë kontratë. Gjithashtu, është marrë në pyetje edhe shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, i cili është shprehur se nuk e ka shoqëruar asnjëherë të ndjerin te vila në Qerret. Por shoferi i zonjës Ajola Xoxa ka pranuar që e ka shoqëruar disa herë atë në Qerret bashkë me arkitektin e shtëpisë, ku ajo është marrë me arredimin, arkitekturën dhe dizajnin.

Nëse i kthehemi edhe kallëzimeve të bëra pretendohet se ka pasur dy vila, ku njëra është prishur për të krijuar një oborr më të madh dhe një pishinë.

Nëse shohim librat e blerjes dhe shitjes të dorëzuara pranë administratës tatimore nga kompania S&D Invest, e cila zotërohet nga zoti Gentian Sula, pronari i kompanisë “Agi Kons”, rezulton se vila është regjistruar në emrin e kësaj kompanie dhe vazhdon të jetë e regjistruar atje.

Aty janë shënuar pagesa të kryera nga zoti Erion Veliaj në vitin 2020 dhe 2021 për mirëmbajtjen e vilave A4 dhe A6.”-tha gazetarja Xama.

Etiketa: Erion VeliajOla Xama

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Veliaj ia faturon vilën vjehrrit, gazetarja: Në SPAK ka deklaruar se nuk ka dijeni, ndërkohë ka kryer vetë pagesa

Veliaj ia faturon vilën vjehrrit, gazetarja: Në SPAK ka deklaruar se nuk ka dijeni, ndërkohë ka kryer vetë pagesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com