GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vinte tek puna”/ Dëshmia kontradiktore e mikut të Martin Çeços, vajza e byrektores e nxjerr “bllof”

16:49 - 05/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vinte tek puna”/ Dëshmia kontradiktore e mikut të Martin Çeços, vajza e byrektores e nxjerr “bllof”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bëhet ende më e komplikuar çështja e vrasjes së 26-vjeçarit, Martin Çeços. Në dëshmitë e siguruar nga emisioni “Uniko”, miku i tij Rezart Dokolli ka zbardhur bisedën si ndërmjetës me vajzës që Martin Çeço pëlqente, e cila punonte në një byrektore.

I riu i kishte kërkuar mikut të tij që të fliste me Borën dhe “t’i tregonte se sa shumë e pëlqente dhe se kishte dëshirë ta njihte”. Por hyrja e Rezart Dokollit në këtë histori e bën akoma më komplekse atë çfarë ka ndodhur.

Në një rrëfim për emisionin “Uniko”, ai tregoi nuk kishte komunikuar asnjëherë me vajzën që Martin Çeço pëlqente dhe se së bashku me 26-vjeçarin kishin shkuar që t’i kërkonin dorën për martesë tek i ati i saj në fshatin Goskov. Por në një përballje me vajzën, kjo e fundit ka pohuar se Rezart Dokolli shkonte shpesh te puna e saj madje në një rast iu është shprehur se dëshironte t’i thoshte diçka, por kishte hezituar t’ia tregonte. Vajza tregoi se Dokolli kishte komunikuar me shefin e saj të punës dhe i kishte thënë se ishte vetë ai që e pëlqente vajzën, duke mos përmendur në asnjë rast Martin Çeçon.

Rezart Dokolli: S’kam folur me këtë vajzën

Bora: I sigurt që s’ke folur me mua?

Rezart Dokolli: Po. S’kam folur, thjesht e njoh atje.

Bora: Po, ka folur. Unë e njoh, ai vinte te puna. S’më ke thënë mua ti të të bëj një pyetje dhe më pas më ke thënë lere fare?

Rezart Dokolli: Jo nuk mbaj mend.

Bora: Nuk i ke thënë ti pronarit tim që do i thuash asaj vajzës? Po të jetë për ty që ti më ke kapur dhe më ke thënë, unë jam i sigurt që më ke thënë se unë ty të njoh dhe pronari im ty të njeh. Unë kam qenë duke pastruar tavolinën dhe më ke thënë të të bëj një pyetje. Po të kam thënë unë. Dhe pastaj më ke thënë nuk ta bëj tani.

Rezart Dokolli: Nuk kam bërë, nuk mbaj mend. Jo, jo, unë kam dy fëmijë

Këtë gjë e konfirmoi edhe shefi i Borës, po ashtu në një ballafaqim me babain e dy fëmijëve, por ky i fundit i mohoi këto pretendime.

Por ka një kontradiktë në rrëfimin e tij, pasi në një video të regjistruar nga 26-vjeçari pa dijeninë e tij teksa bisedonin së bashku, Rezart Dokolli i tregon se “kishte komunikuar me vajzën” dhe se ajo i kishte thënë që “ishte beqare”.

Regjistrimi mes dy shokëve:

Martin Çeço: Dëgjo tani, do më thuash drejtë si të tha? Jam shumë kurioz

Rezart Dokolli: Unë të thashë bre tashi

Martin Çeço: E, po fol

Rezart Dokolli: Unë e pashë atje, më tha s’kam nge të llafosem, se kam këtë mbesën

Martin Çeço: E pashë, tha ëëë?

Rezart Dokolli: Siç të thashë unë, kshu kshu… beqare jam.

Martin Çeço: Tha vetë ajo, jam beqare?

Rezart Dokolli: Ke ti? Jo

Martin Çeço: Si the ti, ke ëëë?

Rezart Dokolli: Ke ndonjë? Jo. Ti e pe atë çupën që të thashë unë, që ishte me mbesën

Martin Çeço: Kur vajte? Si i the o Zarti?

Rezart Dokolli: Po kshu i thashë unë, kshu, kshu, kshu

Martin Çeço: Ai djali të pëlqeu

Rezart Dokolli: Çfarë do më thoshe më tha mua?

Martin Çeço: Për këtë i thoshe? I the

Rezart Dokolli: I thashë?

Martin Çeço: E çfarë tha pastaj? S’tha që më pëlqeu?

Rezart Dokolli: Mirë më tha, por sot kam punë. Nesër nuk dua të të them…

Martin Çeço: Mbahet mend kjo që do bëhet Zarti. Po për Zotin, unë jam shumë i gëzuar. Po për Zotin, se di ti sa i gëzuar jam. U bë kjo, nuk të lë unë o shoku ç’ke tashi. I the që unë s’ja thoja dot se kishte njerëz

Rezart Dokolli: I thashë unë, e mirë e bëre

Martin Çeço: I thanë që jam djalë i mirë është shumë i mirë, tha apo jo?

Rezart Dokolli: Tha juve bashkë erdhët pak a shumë

Martin Çeço: Tha që po më shikonte? Tha kështu? Çfarë thoshte?

Rezart Dokolli: Nuk thoshte ajo, nuk thoshte

Martin Çeço:  E si tha kur ta lëmë tashi këtë?

Në historinë komplekse, janë të përfshira dy vajza, Bora e byrektores (e cila pëlqehej nga i ndjeri) dhe Martina Pajollari, e cila konsiderohet si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e të riut.

Ndërsa enigmë mbetet se kush i ka thënë Martin Çeços se vajza që punonte në byrektore quhej Tina Pajollari, kur në fakt janë dy vajza të ndryshme.

 

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Fitoi medalje ari në Lojërat Mesdhetare, Luiza Gega: Më besoni, nuk e kisha te lehtë

Lojërat Mesdhetare, ja shpërblimet për sportistët shqiptarë që morën medalje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com