GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Virusi që po përhapet në Kinë/ Silva Bino: Dikur jam prekur edhe vetë, ja kush duhet të ketë kujdes

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Virusi që po përhapet në Kinë/ Silva Bino: Dikur jam prekur edhe vetë, ja kush duhet të ketë kujdes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Metapneumo virusi që është përhapur në Kinë nuk është një virus i ri, pasi ka qarkulluar edhe më parë madje edhe në vendin tonë.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino sqaron se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me virusin respirator sisnicil dhe gripin.

Bino tha: “Është e vështirë ta dallosh dhe kryesisht prekja është pulmonare dhe preken bronket dhe shfaqet ajo që quhet bronkolit. Bronkoliti është një simptomë që shfaqet me fishkëllima. Nënat e dinë për fëmijët e vegjël, por kjo shfaqet dhe te të rriturit. Pra mezi marrin frymë, vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma duhet t’i bëjë njerëzit që të shqetësohen”.

Por ka disa grupmosha që mund ta kalojnë më rendë.

“Simptomat më të rënda shfaqen kryesisht tek personat e moshuar mbi 65 vjeç. Persona të cilët kanë dëmtime imunitare. Gjithashtu dhe te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç”, shtoi ajo.

Infektimi me metapneumovirus paralelisht në grip apo me ndonjë virus tjetër komplikon gjendjen shëndetësore tek pacientët. Por si mund të ruhemi ndaj tij?

“Infeksionet respiratorë kërkojnë që personi të vetizolohet. Pra një person i cili është i sëmurë me kollë, me temperaturë, me rrufë nuk mund të shkojë në punë, në kafene. Mund të mbajë maskë”, tha Bino.

Një vit më parë, Bino ishte prekur nga ky virus.

“Unë vetë kam qenë me metapneumo virus e infektuar. Natyrisht është bërë në kuadrin e një pneumonie që u identifikua çfarë ishte. Kjo është arsyeja pse të gjitha pneumonitë që kanë një shkallë rëndese, ne përpiqemi që të kryejmë një panel të gjerë të viruseve respiratorë. Në atë kohë isha goxha e lodhur. Unë e kalova me një pneumoni. Nuk isha shumë rëndë, por isha për t’u shtruar në spital”, përfundoi ajo.

Edhe pse është identifikuar në vitet 2000, ky virus nuk ka pësuar mutacion dhe nuk shkakton pandemi. Në Kinë shpjegon Bino janë alert ndaj çdo virusi respiratorë dhe kjo ka bërë që të identifikohen shumë raste.

Etiketa: gripikina

Lajme të lidhura

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26

Julian Shehu dhe Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com