GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vit i madh arrestimesh, po hetohet edhe një oligark”, çfarë paralajmëron Nikoll Lesi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vit i madh arrestimesh, po hetohet edhe një oligark”, çfarë paralajmëron Nikoll Lesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nikoll Lesi, botues i Koha Jonë, shkruan se pas Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit, të tjerë politikanë të rëndësishëm, e kanë rradhën për tu arrestuar. Madje Lesi paralajmëron se nga SPAK po hetohet edhe një oligark i rëndësishëm.

“SPAK-u, mori notën 10 prej publikut shqiptar pasi deri tani kishte hezitime nga qytetarët.

Nga dje, SPAK-u, që refuzoi ndërhyrjet e forta të mazhorancës për Vangjush Dakon, tregoi se nuk pyet asnjeri kur flitet për ndëshkimet e nivelit të lartë.
Vangjush Dako është realisht një “peshk i madh”.

Kushdo që njeh historinë e tij me Partinë Socialiste e di mirë se ai ishte mbi ministrat dhe mik personal i kryeministrit Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka pohuar kur Dako doli nongrata nga amerikanët se “e kam mik të mirë”, por dje SPAK-u e dërgoi me pranga para drejtësisë.
Amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim nuk falin kur flitet për SPAK dhe gjykatën e Posaçme dhe bëjnë mirë sepse jo vetëm që investuan dhjetra milionë dollarë për ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, por e dijnë se në Shqipëri politika e lartë fut duart dhe ndryshon vendimet e drejtësisë.

SPAK-u është në kushte jo komode pune dhe disa herë është folur se nuk kanë as zyra për të mbajtur dosjet, por ata punojnë më intensitet për të nxjerrë para drejtësisë politikanët e korruptuar, të cilët ndër vite vetëm sa kanë shtuar pasurinë e tyre private.

Tashmë sirenat e policisë së burgjeve po shtohen dhe duket se prokurorët e SPAK-ut po firmosin arreste të cilat deri para një viti as që i shkonte mendja njeriu në Shqipëri.

Vangjush Dako ishte prova e parë e zjarrit për drejtuesit e SPAK dhe e kaluan me sukses, ndonëse siç tregojnë gazetarë të fushës së investigimeve ka patur ndërhyrje të tmerrshme për të mos e arrestuar.

Natyrisht do të jetë gjykata e posaçme që do të firmosë për urdhër arrestet e SPAK, por prokurorët e SPAK-ut mbajnë në xhep një fletë arresti edhe për gjyqtarët që mund të frikësohen apo korruptohen!

Tani flitet se SPAK-u ka disa dosje në mbarim, si hetime, për disa emra shumë të rëndësishëm të politikës dhe shtetit shqiptar.

Do të kemi vit të madh arrestimesh në politikë. Por po hetohet edhe për një oligark të rëndësishëm…

Amerikanët nuk tërhiqen, ndaj prokurorët e SPAK-ut do ta pastrojnë politikën 32 vjeçare nga pisllëku dhe mafia. Ata që me arrestimin e Dakos kanë lenë pa gjurmë dhjetra zyrtarë e politikanë.

Kur të jetë pastruar politika dhe qeverisja, atëhere kompanitë e huaja do të vijnë të investojnë në Shqipëri.

Nga dje publiku duket më optimist se do të vijë drejtësia e kërkuar. Një përgëzim shkon për çdo prokuror të SPAK-ut dhe pjestar të BKH”, shkruan ai.

Etiketa: arrestimeLesiSpak

Lajme të lidhura

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës
Aktualitet

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Para
Walker qetëson tifozët në prag të finales: Nuk jam dëmtuar, thjesht po…

Walker qetëson tifozët në prag të finales: Nuk jam dëmtuar, thjesht po...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do...

Lexo më shumë
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com