GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vite të tëra në luftë, Libani e Izraeli arrijnë marrëveshje historike për kufirin detar

22:58 - 11/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vite të tëra në luftë, Libani e Izraeli arrijnë marrëveshje historike për kufirin detar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e një kufiri detar të diskutueshëm mes tyre, pas vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën kryeministri izraelit Yair Lapid.

Megjithëse me efekt të kufizuar, marrëveshja shënon një kompromis të rëndësishëm midis dy vendeve me një histori lufte dhe konflikti, duke i hapur rrugën eksplorimit të energjisë në det të hapur dhe duke eliminuar një burim tensionesh të kohëve të fundit.

“Kjo është një arritje historike që do të forcojë sigurinë e Izraelit, do të sjellë miliarda për ekonominë e Izraelit dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e kufirit tonë verior,” tha zoti Lapid në një deklaratë.

Në Liban, presidenti Michel Aoun tha se kushtet e propozimit përfundimtar të Shteteve të Bashkuara ishin të kënaqshme dhe se ai shpresonte që marrëveshja të shpallej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Pakti synon të zgjidhë një mosmarrëveshje territoriale në lindje të Detit Mesdhe, në një zonë ku Libani synon të bëjë eksplorime për gaz natyror. Izraeli nxjerr gaz natyror në fushat aty pranë.

Marrëveshja përcakton për herë të parë një kufi midis ujërave libaneze dhe izraelite dhe krijon një mekanizëm që të dyja vendet të marrin të ardhura nga një fushë gazi në det të hapur që ndodhet mes dy vendeve. Marrëveshja nuk përfshin kufirin e përbashkët tokësor.

Negociatori libanez Elias Bou Saab i tha agjencisë Reuters se varianti përfundimtar i marrëveshjes “merr parasysh të gjitha kërkesat e Libanit”. Izraeli ka bërë hapa përpara në drejtim të prodhimit dhe eksportimit të gazit natyror, por përpjekjet e Libanit janë penguar nga paraliza politike.

Gjetja e gazit do të ishte një ndihmë e madhe për Libanin, i cili është zhytur në krizë financiare që nga viti 2019 dhe mund të tejkalojë problemin e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike të mjaftueshme për popullsinë e Libanit.

Zoti Lapid, i cili përballet me zgjedhje më 1 nëntor, planifikon të kërkojë miratimin e marrëveshjes nga kabineti i tij i sigurisë të mërkurën dhe më pas nga qeveria, përpara se ajo të paraqitet në parlament. Një zyrtar izraelit tha se miratimi përfundimtar pritet brenda tre javëve të ardhshme.

Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare i Universitetit të Tel Avivit, e quajti marrëveshjen “të favorshme”.

“Një marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit do të përbëjë një zhvillim themelor pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’u hapë rrugën ndryshimeve të mëtejshme në marrëdhëniet midis tyre,” thuhet në një raport të tij./ Marrë nga VOA

Etiketa: Izraelikufiri detarlibani

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, regjimi vazhdon shtypjet e demonstruesve

Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, regjimi vazhdon shtypjet e demonstruesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com