GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Viti 2022, çmimet globale të ushqimeve arritën nivel rekord

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti 2022, çmimet globale të ushqimeve arritën nivel rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet globale për mallrat ushqimorë si drithërat dhe vajrat bimore, shënuan nivel rekord vitin e kaluar, bëri të ditur Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë. Sipas raportit, lufta e Rusisë në Ukrainë , thatësira dhe faktorë të tjerë, nxiti inflacionin dhe përkeqësuan urinë në mbarë botën.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore të tregtuara, u ul me 1.9% në dhjetor krahasuar me një muaj më pare. Për të gjithë vitin, ato shënuan mesatarisht 143.7 pikë më shumë krahasuar me 14% mbi mesataren e vitit 2021, i cili gjithashtu pati rritje të mëdha çmimesh.

Rënia e dhjetorit u shoqërua nga rënia e çmimit të vajrave vegjetale mes tkurrjes së kërkesës për importe, pritshmërive për rritjen e prodhimit të vajit të sojës në Amerikën e Jugut, si dhe uljes së çmimeve të naftës bruto. Drithërat dhe mishi gjithashtu ranë, ndërsa bulmeti dhe sheqeri u rritën në nivele më të pakta.

“Është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë dhe të mbani një fokus të fortë në zbutjen e pasigurisë globale të ushqimit, duke pasur parasysh se çmimet botërore të ushqimeve mbeten në nivele të larta, me shumë produkte pranë niveleve rekord, dhe me çmimet e orizit në rritje, si dhe ende shumë rreziqe që lidhen me furnizimet e ardhshme”, tha kryeekonomisti i FAO, Maximo Torero.

Vitin e kaluar, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të organizatës së OKB-së arriti nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve të tij në vitin 1961, sipas të dhënave të FAO-s.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt përkeqësoi krizën ushqimore, sepse të dy vendet janë furnizuesit kryesorë globalë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe produkteve të tjera, veçanërisht për vendet në Afrikë, Lindjes të Mesme dhe Azisë, që tashmë po luftojnë me urinë.

Ndërprerja e furnizimeve kritike nga Deti i Zi, solli që çmimet e ushqimeve të rritën në nivele rekord, duke rritur inflacionin, varfërinë dhe pasigurinë ushqimore në vendet në zhvillim që mbështeten në importe.

Lufta tronditi gjithashtu edhe tregjet e energjisë, si dhe furnizimet me plehrat kimike, që janë kyçe për prodhimin e ushqimit.

Kjo ishte edhe në krye të goditjeve klimatike që kanë nxitur urinë në vende si Briri i Afrikës, Etiopia, Somalia dhe Kenia, që janë prekur nga thatësira më e keqe e kësaj në dekada. OKB-ja paralajmëron se pjesë të Somalisë po përballen me një zi të bukës. Mijëra njerëz kanë vdekur tashmë.

Çmimet për grurin dhe misrin arritën rekord gjatë vitit të kaluar, megjithëse ato ranë në dhjetor së bashku me kostot e drithërave të tjera, tha FAO, e cila shton se të korrat në hemisferën jugore rritën furnizimet, madje kishte konkurrencë të fortë midis eksportuesve.

Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave vitin e kaluar, edhe pse ra në dhjetor në nivelin më të ulët që nga shkurti 2021.

Etiketa: Cmimefrutainflacioniushqime

Lajme të lidhura

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës
Botë

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

17:31 - 23/08/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Botë

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
Para
Goditi gazetarin, policia me njoftim zyrtar: Pranga autorit (VIDEO)

Dhunoi barbarisht një person, arrestohet i riu nga Lushnja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës
Botë

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

17:31 - 23/08/26

6 vende të Bashkimit Evropian po kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë vendosjen e një takse të përbashkët mbi fitimet e...

Lexo më shumë
Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

17:11 - 23/08/26
Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje

Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje

16:52 - 23/08/26
E paprecedentë në Krujë, një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit!

E paprecedentë në Krujë, një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit!

16:31 - 23/08/26
Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

16:28 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com