GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viti i ri akademik nis me bojkot, pedagogët: Studentët ti bashkohen protestës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti i ri akademik nis me bojkot, pedagogët: Studentët ti bashkohen protestës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot nis viti i ri akademik, i cili i gjen pedagogët në bojkot. Këta të fundit janë në protestë prej më shumë se 3 javësh, duke paralajmëruar se nëse qeveria nuk iu plotëson kërkesat, nuk do të marrin pjesë në mësim. Kështu, bojkoti do të nisë që ditën e sotme. Madje, arsimtarët do të dalin në protestë prej orës 08:00 e deri në 10:00 përpara godinës së Universitetit të Arteve. Ata u kanë bërë thirrje dhe studentëve që të bashkohen, pasi do të parashtrojnë sërish 9 kërkesat e tyre. I vetmi Universitet që nuk do të marrë pjesë në tubim, është ai i Mjekësisë. Rektori, Arben Gjata ka deklaruar ditë më parë se universiteti do të nisë procesin mësimor duke u distancuar nga protesta e pedagogëve.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, iu drejtua ditën e djeshme studentëve dhe pedagogëve me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke iu rikujtuar se mbështetja e qeverisë edhe për ta do të vijojë pa u ndalur.

Çfarë kërkojnë pedagogët?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Sot, rreth 120 mijë studentë priten të nisin vitin e ri akademik 2022-2023, në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga institucionet publiku, me rreth 27% të totalit. I dyti është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit.

 

Ky vit akademik përkon edhe me protestën e stafeve akademike për rritje të pagave. Ata kërkojnë rritjen e pagës me 30% këtë vit si dhe 20% vitin tjetër si dhe mbështetje financiare për kërkimet shkencore. Qeveria më parë ka propozuar një rritje me 15% ku 7% i mbulon qeveria dhe 8% universitetet, por kjo kundërshtohet nga ata pasi sipas tyre universitetet nuk kanë buxhet për këtë.

Etiketa: akademikKryesore1pedagogproteste

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Asani sinjale Partizanit, të kuqtë pranë goditjes së madhe

Miqësorja me Arabinë Saudite, ish-lojtari i Partizanit "refuzon" ftesën e kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com