GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Viti i Ri: Tetë këshilla për të qëndruar të shëndetshëm në 2024-ën

në Kuriozitete, Lajme, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti i Ri: Tetë këshilla për të qëndruar të shëndetshëm në 2024-ën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ruajtja e motivimit mund të jetë sfiduese pasi faktorët e jashtëm dhe presionet e përditshme shpesh e zbehin entuziazmin që ushqeu vendimet e Vitit të Ri. Megjithatë, strategjitë praktike mund të rrisin ndjeshëm gjasat për t’iu përmbajtur vendimeve të Vitit të Ri, veçanërisht ato që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien.

 Në një intervistë për Hindustan Times, gjinekologja, Ritu Sethi, i dha disa këshilla që mund të na ndihmojnë të qëndrojmë të fokusuar në qëllimet dhe mirëqenien tonë gjatë gjithë vitit.

1. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor

Është e rëndësishme të kuptojmë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit mendor. Për të menaxhuar më lehtë stresin dhe shqetësimet, mund të fillojmë të praktikojmë meditim ose aktivitete dhe hobi që na relaksojnë.

2. Pini mjaftueshëm lëngje

Hidratimi i trupit është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm. Për të pirë mjaftueshëm ujë çdo ditë, mund të përdorim një shishe të ripërdorshme në mënyrë që të na kujtohet, përcjell Index.hr.

3. Përgatisni ushqimet

Është e rëndësishme të planifikoni ushqime me vlera ushqyese paraprakisht dhe të mendoni për përgatitjen e vakteve për të siguruar zakone të shëndetshme të të ngrënit. Disponueshmëria e opsioneve të shëndetshme mund të parandalojë mbështetjen në alternativa më pak ushqyese.

4. Ushtrohuni rregullisht

Për ta bërë ushtrimin një pjesë pozitive të rutinës sonë, duhet të përfshihemi në aktivitete që na pëlqejnë. Pavarësisht nëse është ecje, vallëzim apo joga, është e rëndësishme të gjejmë aktivitete që përputhen me interesat tona, transmeton Klankosova.tv.

5. Festoni fitoret e vogla

Pavarësisht se sa të vegjël janë, është e rëndësishme të festojmë sukseset tona. Njohja e arritjeve mund t’ju ndihmojë të jeni të motivuar.

6. Mësoni nga pengesat

Pengesat dhe pauzat janë një pjesë e natyrshme e procesit. Në vend që të dekurajohemi, ne mund t’i përdorim ato si mundësi mësimi.

7. Përfshini vendimet në rutinën e përditshme

Zbatimi i suksesshëm i vendimeve shpesh varet nga integrimi i tyre në rutinën e përditshme. Sa më mirë të përshtaten vendimet në stilin tonë të jetesës, aq më lehtë do të jetë t’i përmbahemi atyre.

8. Vizualizoni suksesin

Vizualizimi mund të jetë një mjet i fuqishëm për ruajtjen e fokusit dhe motivimit. Ne duhet të përpiqemi të krijojmë një pamje mendore të vetvetes duke arritur qëllimet tona.

Për të qëndruar të përqendruar në ruajtjen e shëndetit tuaj në vitin e ri, është prioritet të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor, të inkorporoni stërvitjen dhe të festoni fitore të vogla.

Është e rëndësishme që të integrojmë vendimet në rutinën tonë të përditshme dhe të vizualizojmë suksesin në mënyrë që të ruajmë motivimin.

Duke ndjekur këto këshilla, ne mund të qëndrojmë të përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien tonë gjatë gjithë vitit.

Etiketa: Kryesore1UshqimetVITI I RI

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Rama uron shqiptarët përmes inteligjencës artificiale

Rama uron shqiptarët përmes inteligjencës artificiale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke...

Lexo më shumë
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com