GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Viza pune 100.000 dollarë në SHBA, DW: ‘Gold Card’ për milionerë

Viza H-1B është përdorur gjerësisht nga firmat e teknologjisë për të tërhequr punëtorë të huaj të kualifikuar. India dhe Kina sjellin numrin më të madh nën këtë program.

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Viza pune 100.000 dollarë në SHBA, DW: ‘Gold Card’ për milionerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti SHBA-së Donald Trump nënshkroi të premten (19.09.2025) një shpallje që atashon një taksë një vjeçare të re prej 100 mijë dollarësh për aplikimet për vizën H-1B ndërkohë kur adminsitrata e tij vazhdon përpjekjet të vështirësojë politikën e imigracionit.

Programi i vizave H-1B u mundëson punëtorëve me kualifikim të lartë të punojnë ligjërisht në SHBA për një periudhë të kufizuar tre vjeçare.

Firmat amerikane të teknologjisë kanë përdorur në mëyrë rutinë programin e vizave për të sjellë punëtorë. Aplikantët nga Kina dhe India kanë siguruar numrin më të madh të vizave.

Në vitin 2025 mbi 70% e vizave të aprovuara kanë qenë nga India. Çdo vit një numër i kufizuar prej 85 mijë viza ofrohen nën dy kategori. Aktualisht aplikuesit e vizave paguajnë një taksë të vogël për t´u futur në llotari dhe nëse një aplikim është përzgjedhur një taksë tjetër paguhet me qëllim që procesi i aplikimit të bëhet formal. Firmat që rekrutojnë punëtorë paguajnë zakonisht taksën.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ulur në tryezën e punës duke nënshkruar dekretin për rregullat e reja të vizave për punonjësit e huaj nëSHBA
Programi i vizave H-1B u mundëson punëtorëve me kualifikim të lartë të punojnë ligjërisht në SHBA për një periudhë të kufizuar tre vjeçare.Fotografi: Alex Brandon/AP/picture alliance

Administrata e Trump-it vështirëson vizat H-1B

Ministri i Tregtisë Howard Lutnick tha, se taksa e re synon që të nxisë firmat të punësojnë më shumë shtetas amerikanë.

“Të gjitha frimat e mëdha janë bërë pjesë,” tha Lutnick. “ne kemi folur me to.”

“Nëqoftëse ju do të punësoni dikë nga të diplomuarit më së fundmi nga një prej universiteteve në vendin tonë, punësoni amerikanë. Ndaloni të sillni njërëz që u marrin vendet tona të punës,” tha ai.

“Ne kemi nevojë për punëtorë. Ne kemi nevojë për punonjës shumë të mirë dhe kjo siguron pikërisht atë që pritet të ndodhë,” that Trump nga Zyra Ovale.

Duke njoftuar taksën e re Trump gjithashtu bëri të ditur vizën 1 milion Dollarë “Trump Gold Card” më një potencial për udhëtimin drejt shtetësisë amerikane për aplikantët e pranuar pas një procesi të përshpejtuar.

Trump gjithashtu zbuloi një procedurë të shpejtë për marrjen e shtetësisë amerikane për të huajt që janë në gjendje të paguajnë 1 milionë dollar.

Firmat e teknologjisë në fokus

Kritikët e vështirësimit të hyrjes së punonjësve të huaj të kualifikuar thonë, se SHBA rrezikon të humbasë aftësinë konkurruese në teknologji, ndërsa firmat do të përballen me kosto prej miliona dollarësh shtesë. Të tjerë thonë, se sistemi ka nevojë të reformohet pasi ka sjellë shumë mashtrime dhe abuzime nga ana e firmave për të gjetur forcë pune të lirë.

Ende nuk është e qartë se si dhe kur taksa e re do të zbatohet, ose nëse do të ngrihet akuzë në gjykatë kundër saj. Taksat për vizat e reja normalisht përcaktohen nga Kongresi pas muajsh të tërë depabi publik.

Sipas CBS News, taksat aktuale variojnë nga 1700 në mbi 4000 dollarë. Sipas thë dhënave qeveritare Amazon dhe sistemi i tij kompjuterik cloud AWS e ka çuar në 12 mijë numrin e vizave të aprovuara në vitin 2025. Microsoft dhe Meta kanë parë 5000 viza të aprovuara.

Trump tha të premten (19.09.2025) se ai mendon se firmat e teknologjisë do të jenë “shumë të kënaqura” me lëvizjen e re.

/DW/

Etiketa: SHBAvize pune

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani realizon dy gola, shënojnë edhe Shehu, Hoxha, Uzuni, Daku e Mehmeti

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani realizon dy gola, shënojnë edhe Shehu, Hoxha, Uzuni, Daku e Mehmeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com