GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vizat e punës, Gjermania në disfavor me vendet e tjera

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizat e punës, Gjermania në disfavor me vendet e tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.

Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.

Kritika konsullatave gjermane

Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu.”

Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera.”.

Përveç kësaj Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projekt-draftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore.

Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./DW

Etiketa: GjermanipunesViza

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
SHBA rrëzoi balonën kineze, Kina: Do ju përgjigjemi

SHBA rrëzoi balonën kineze, Kina: Do ju përgjigjemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com