GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vizita e dy kryeministrave, Kurti: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e dy kryeministrave, Kurti: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti foli për mediat pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ai tha se ka kërkuar nga dy kryeministrat evropian që të ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

“Gjithashtu kërkova që të na ndihmojnë për sa i përket programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe dhe të ecim më tutje drejt marrjes së pyetësorit nga Komisioni Evropian sa i përket anëtarësimit në BE, ku ne tashmë e kemi bërë aplikimin tonë zyrtar”, deklaroi ai.

Kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se dëshirojnë zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

“Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë, por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kurti i falënderoi dy kryeministrat evropian për vizitën në Kosovë.

“Në këto kohë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë e paqenë në rajonin tonë dhe kontinentin tonë. Vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat janë gjithmonë e me të afërta. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për lirinë dhe pavarësinë tonë, për progresin demokratik dhe ekonomik”, tha ai.

Etiketa: Kurtimarreveshje

Lajme të lidhura

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:38 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces
Breaking Views

“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

19:48 - 05/11/26
Para
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)
Aktualitet

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

12:44 - 06/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesco dhe kompaninë e tij “Euro...

Lexo më shumë
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

12:36 - 06/11/26
Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet

Salianji: Qeveria i lufton me propagandë tumoret, gjendja e shëndetësisë sot është kriminale

12:24 - 06/11/26
Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

12:15 - 06/11/26
Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

12:02 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com