GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vizita e fundit si president/ Kurti vlerëson kontributin e Ilir Metës për Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e fundit si president/ Kurti vlerëson kontributin e Ilir Metës për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e sotme në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me bashkëpunëtorë. Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe për faktin që ka zgjedhur Kosovën për të përmbyllur mandatin e tij si president.

Ai e çmoi bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e Presidentit Meta për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, kryeministri vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, te rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë, investimeve në bujqësi, e sidomos te rëndësia e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka kërkoi bashkëpunim të të dyja vendeve në këtë drejtim.

Kryeministri rikujtoi se vizita e Presidentit Meta koincidon me përvjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, ku u bë e qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Presidenti Meta e falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe theksoi se Kosova është bërë shembull i demokracisë në rajon, që është vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Ai i vlerësoi përpjekjet e mëdha të kryeministrit Kurti dhe të Qeverisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ofroi mbështetje edhe më të fuqishme e të vazhdueshme edhe në kapacitete të tjera që do të ketë pas largimit nga detyra.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit.

Duke ritheksuar marrëdhëniet e mira bilaterale, ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike.

Etiketa: Albin KurtiIlir MetaKosovePresident

Lajme të lidhura

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës
Kosovë & Rajon

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës

14:01 - 21/11/26
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë
Kosovë & Rajon

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

10:10 - 21/11/26
Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Para
Marrëveshja në Stamboll/ A do të ulet çmimi i bukës? Ja sa zbriti vlera e grurit në tregjet botërore

Marrëveshja në Stamboll/ A do të ulet çmimi i bukës? Ja sa zbriti vlera e grurit në tregjet botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Securimeter 2026/ Një shpenzim i papritur prej 1,000 eurosh vë në vështirësi gjysmën e familjeve shqiptare
Breaking Views

Securimeter 2026/ Një shpenzim i papritur prej 1,000 eurosh vë në vështirësi gjysmën e familjeve shqiptare

19:30 - 22/11/26

Kapaciteti financiar i familjeve shqiptare për të përballuar goditje apo shpenzime të papritura mbetet i kufizuar, duke nxjerrë në pah...

Lexo më shumë
“Çfarë je ti, protestues?”/ Rama i përgjigjet me tone të ashpra gazetarit në Qafë Thanë

“Çfarë je ti, protestues?”/ Rama i përgjigjet me tone të ashpra gazetarit në Qafë Thanë

19:00 - 22/11/26
“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

18:32 - 22/11/26
Aksion i Prokurorisë dhe AMP-së në Gramsh, sekuestrohet kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

Aksion i Prokurorisë dhe AMP-së në Gramsh, sekuestrohet kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

18:30 - 22/11/26
Barcelona përmbys Villarrealin në një ndeshje spektakolare, tri pikë të rëndësishme në La Liga

Barcelona përmbys Villarrealin në një ndeshje spektakolare, tri pikë të rëndësishme në La Liga

17:30 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com