GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

08:27 - 13/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. „Si qeveri gjermane, ne kemi një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Baerbock. Ajo tha se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke.  “Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në  fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok.”

Baerbock e tha këtë në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje lidhur me “disa propozime që qarkullojnë që Serbia ta lejojë Kosovën të hyjë në organizata ndërkombëtare, si në OKB, dhe si shpërblim të përfitojë një anëtarësim më të përshpejtuar në BE”, duke nënkuptuar kështu propozimin gjermano-francez  për të cilin pati folur presidenti seb Vuçiq fundjavën e kaluar.

Gërvalla nga ana e saj tha se lajme të tilla, edhe ajo si ministre, i ka mësuar nga mediat lokale dhe kujtoi se Rusia ushtron ndikimin kryesor në rajon nëpërmjet lajmeve të rreme në media. “Kishte raportime në mediat lokale, u publikuan disa faqe që unë si ministre e Jashtme e vendit tim i pashë vetëm në media. Nuk duhet të anashkalojmë faktin se ndikimi rus në rajonin tonë shprehet kryesisht përmes raportimeve të rreme në media”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Por ajo shtoi se “ka vazhdimisht nisma shumë interesante që hidhen në diskutim nga partnerët tanë” dhe sqaroi edhe një herë qëndrimin e Kosovës. “Normalizimi në dialogun me Serbinë mund të kulmojë vetëm me njohjen reciproke”. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, ajo tha se “natyrisht është për të ardhur keq që nuk kemi vetëm zërin kundërshtues të Serbisë, por kemi edhe dy aktorë në Këshillin e Sigurimit për momentin, që do ta kundërshtonin pranimin e Kosovës. Dhe këto janë Rusia dhe Kina. Prandaj rruga e Kosovës për në OKB është ndoshta pak më e gjatë. Por kjo nuk do të thotë se ne mund të dorëzohemi dhe se mund të anashkalojmë faktin se Kosova e ka fatin e saj në duart e veta, sepse ajo që ne mund të bëjmë, pa Rusinë, pa Kinën, pa Serbinë, është që të punojmë në vendin tonë për demokraci. për progres, për shtetin ligjor, për një të ardhme më të mirë, për të rinjtë tanë.”

Baerbock: Ka ardhur koha për liberalizimin e vizave

Minsitrja e Jashtme e Gjermanisë e quajti liberalizimin e vizave për Kosovën si “prioritetin më të lartë”. “Ne kemi kohë që po flasim për këtë. Që nga viti 2018, Komisioni tashmë i ka konfirmuar Kosovës se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Javën e kaluar ai konfirmoi përparim të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit. Dhe tani ka ardhur momenti që jo vetëm të flasim. Tashmë nevojitet liberalizimi i vizave, dhe na takon neve si shtete të BE-së që ta realizojmë.”

Duke folur për takimin e së enjtes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, ajo tha se Gjermania ka bërë fushatë që kjo temë të kthehet në rend të ditës. “Dhe mund të premtoj se do të angazhohemi dhe që të sqarojmë të gjitha pyetjet dhe dyshimet që mund të kenë partnerët tanë në Francë, dhe që të mos ketë vonesa në zbatim.”

Gërvalla: Vuçiqi nuk bën asnjë hap pa Putinin

Donika Gervalla-Schwarz në fjalën e saj para gazetarëve e vuri theksin te pasiguritë që ekzistojnë në rajon për shkak të ndikimit rus, dhe tërhoqi vëmendjen që kjo të mos harrohet. “Ne nuk duhet të harrojmë frontin e dytë të Putinit dhe ai është Ballkani”, tha kryediplomatja kosovare. Ajo kujtoi, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, duke marrë shkas nga marrëveshja e nënshkruar së fundmi në Nju Jork mes dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve për sinkronizimin e politikës së jashtme. “Ne në rajon morëm mesazhin se duhet të kemi frikë për sigurinë tonë. Në fund të fundit, çfarë do të thotë sinkronizimi me politikën e jashtme ruse? Ne tani e dimë politikën e jashtme ruse, dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se presidenti serb Vuçiq nuk do të bëjë asnjë hap pa Putinin.”

Me këtë rast, Gërvalla u kërkoi partnerëve evropianë tone më të qarta në drejtim të Beogradit. “Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i kërkuar Evropës që t’i përgjigjet kësaj më rreptë dhe zëshëm. Sepse përvoja jonë është se paqja në Ballkan është e nevojshme, por edhe e brishtë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë BE, prandaj na duhet më shumë Gjermani, prandaj na duhet më shumë prania e NATO-s.”

Gërvalla: Gjermania të konsiderojë shtimin e trupave në rajon

Gërvalla kërkoi nga Gjermania që, siç po veprojnë SHBA, të shqyrtojë mundësinë e një pranie më të madhe ushtarake në rajon. “Jam shumë e lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë plotësuar kërkesën tonë të kahmotshme dhe tani po dërgojnë 300 ushtarë amerikanë në rajon dhe në Kosovë. Dhe gjithashtu do të doja të kërkoja që Gjermania dhe të tjerët të shqyrtojnë se a mund, apo duhet të dërgojnë sinjale të ngjashme në rajon.”

Dy politikanet folën edhe për Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit pritet të ketë një konferencë të ministrave të Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, javën e ardhshme në Berlin. Po ashtu ato theksuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, të krijuara edhe për shkak të mërgatës së madhe kosovare që jeton në Gjermani. Kryediplomatja e Kosovës, falënderoi Gjermaninë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjetit, prej të cilës sipas saj, deri tani kanë përfituar 12.500 shtetas të Kosovës, dhe tha se tani po punohet për arritjen e një marrëveshje për heqjen e taksave të dyfishta./DW

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë
Kosovë & Rajon

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Presidentja e Kosovës do i drejtohet nesër PE-së
Kosovë & Rajon

Fitoi zgjedhjet, Kurti: Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit

14:50 - 31/12/25
Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje
Breaking Views

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje

18:05 - 30/12/25
Para
Shpërthen në flakë kamioni në aksin Lushnje-Fier, ja gjendja e shoferit

Shpërthen në flakë kamioni në aksin Lushnje-Fier, ja gjendja e shoferit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com