GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vizita e Macron në Shqipëri, Elyzee nuk i jep rëndësi. Asnjë njoftim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron do takohet me Ramën, ja marrëveshjet që pritet të nënshkruhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti mbrëmjen e së hënës në Tiranë, duke nisur kështu një vizitë zyrtare, ku fillimisht i akordoi shkrimitarit Ismail Kadare titullin më të lartë të lartë të Republikës franceze “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”.

“Vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është përforcuar në kundërshtim, është ngritur peshë kundër ndalimit. Ka marrë bukurinë e guximit. Si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruse që ju mishëroni mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’ju ngre në gradën e legjionit të lartë të urdhrit të oficerit”, tha Macron në ceremoninë e veçantë që u organizua në Pallatin e Brigadave.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, Presidenti Macron pati një takim zyrtar me homologun shqiptar, Bajram Begaj, për të vijuar më pas takimin me Kryeministrin Edi Rama, nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe një konferencë për mediat.

Macron nuk ishte prezent në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, ndërsa për mungesën e tij u tha se ka lidhje me sulmin terrorist në një shkollë në Francë dhe agjendën e ngjeshur të shefit të Elyzee në takime me institucionet e sigurisë në Francë.

E ndërsa Macron është larguar nga Shqipëria dhe vijon ti bëhet jehonë vizitës së tij, e para e një Presidenti francez në vendin tonë, faqja zyrtare e Presidencës franceze nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë vizitë.

Në faqen zyrtare të Presidencës, ajo që vihet re është mungesa e agjendës së Macron për datën 16 tetor 2023, ndërsa për datën 17 tetor 2023, thuhet se ende nuk është e disponueshme.

Sqarimi i vetëm i zyrës së Presidentit të Francës ishte mbi një deklaratë që Macron bëri në Tiranë lidhur me Kosovën, nga ku paralajmëroi se “procesi i liberalizimit të vizave mbetet i hapur”, duke kujtuar në këtë mënyrë mos mbajtjen e fjalës nga Qeveria Kurti.

 

Etiketa: ElyzeeKryesore1MacronTiraneVizita

Lajme të lidhura

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
Bushati: Ja pse një caktimi i një date për anëtarësimin në BE ka rëndësi për Shqipërinë

Bushati: Ja pse një caktimi i një date për anëtarësimin në BE ka rëndësi për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com