GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vizita në Izrael, por jo në Gaza – Çfarë fshihet pas mesazhit të JD Vance?

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita në Izrael, por jo në Gaza – Çfarë fshihet pas mesazhit të JD Vance?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance, ka mbërritur sot, 21 tetor, në Izrael. Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Gaza, duke konfirmuar premtimin e bërë më parë nga Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Nuk do të ketë ushtarë amerikanë në Gaza. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka bërë këtë shumë të qartë, dhe të gjithë udhëheqësit tanë ushtarakë e kanë konfirmuar po ashtu“, tha me bindje Vance gjatë një konference për media në Kiryat Gat, në jug të Izraelit, ku një mision i udhëhequr nga SHBA-të po monitoron armëpushimin në Gaza.

Ai shtoi se SHBA-të do të kufizohen vetëm në ofrimin e “koordinimit të dobishëm”.

Vance theksoi gjithashtu se zbatimi i planit të armëpushimit po ecën “më mirë se pritej”, duke lavdëruar bashkëpunimin e Izraelit.

“Qeveria izraelite ka qenë jashtëzakonisht e ndihmshme në zbatimin e planit për Gaza”, u shpreh ai.

Vizita e Zëvendëspresidentit amerikan në Izrael shihet si një shenjë shqetësimi te SHBA-të mbi armëpushimin e brishtë, ndërsa tensionet me Hamas rrezikojnë ta dobësojnë atë.

Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit po tregojnë shenja të ngecjes.

Po ashtu, Vance tha se duhet durim lidhur me kthimin e trupave të disa të mbijetuarve dhe të viktimave, duke thënë se vendndodhja e disa trupave të personave të vrarë nuk është ende e njohur dhe se problemi është “i vështirë” dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës.

Së fundi, Kryqi i Kuq njoftoi se 15 trupat e palestinezëve janë kthyer në Gaza nga Izraeli, ndërsa Izraeli bëri me dije se trupi i një personi të mbajtur si peng është identifikuar.

Për të forcuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, Zëvendëspresidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa do të qëndrojë në rajon deri të enjten, 23 tetor.

Të dyja palët, Izraeli dhe Hamas, kanë deklaruar se janë të angazhuar ndaj armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të, pavarësisht dhunës së regjistruar gjatë fundjavës.

Lajme të lidhura

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Para
Kthesa dramatike në jetën e futbollistit shqiptar, stërvitej me Ronaldon, tani punon në kantier ndërtimi

Kthesa dramatike në jetën e futbollistit shqiptar, stërvitej me Ronaldon, tani punon në kantier ndërtimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas protestës studentore të zhvilluar...

Lexo më shumë
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com