GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vizita në Kosovë, ish-presidenti: Rama përdoret si gjethe fiku nga Serbia

09:46 - 28/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita në Kosovë, ish-presidenti: Rama përdoret si gjethe fiku nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe qëndrimin që ky i fundit mbajti ndaj tensioneve në kufi me Serbinë.

Nishani shkruan në Facebook se kryeministri demonstroi hapur tendencat pro serbe, kur nuk guxoi të denonconte presidentin serb për destabilitet, por sipas tij, i dha ngjyra rozë akteve agresive të Vuçiç.

“Në çdo rast që Edi Rama përballet me çështjen e Kosovës apo rajonit tonë, ai demonstron hapur tendencat pro serbe dhe fobinë ndaj Kosovës apo injorimin e interesit kombëtar.  Gjatë vizitës së djeshme të E. Ramës në Kosovë, natyrshëm çështja kryesore e axhendës ishte situata e rëndë provokative e Serbisë në kufirin me Kosovën. Edi Rama nuk guxoi ta denonconte në Prishtinë, A. Vuçiçin se po provokon dhe po përgatit destabilitetin në rajon. Edi Rama u kujdes ti ngjyrosë rozë aktet e rrezikshme dhe agresive të A. Vuçiç, të cilat injektojnë urrejtje dhe i fryjnë nxitjes së luftës mes popujve”.

Ish- presidenti shkruan se Rama e konsideroi sjellje teatrale rreshtimin e tankeve në kufi, dhe prezencën e ambasadorit rus si një argëtim rekreativ.

“Edi Rama i cilësoi thjesht sjellje teatrale rrjeshtimin e tankeve dhe blindave serbe në kufirin e Kosovës dhe fluturimet armiqësore të avionëve serb mbi atë kufi. Kësisoj, Kryeministri i Shqipërisë e konsideron argëtim rekreativ (siç është teatri) prezencën dhe deklaratat e ambasadorit rus (dmth Rusisë) përkrah tankeve e avionëve serb në kufirin e Kosovës”.

Ndër të tjera, ai shkruan se kryeministri nuk dënoi aktet provokative të Vuçiç, por ndërkohë që liderët e tjerë të rajonit  e konsiderojnë presidentin serb si kërcënues për rajonin, Rama mbetet avokati i tij.

“Askush nuk priste e nuk kërkon që Edi Rama të nxiste më tej urrejtjen dhe konfliktin e as të shpallte gadishmëri për luftë nga Shqipëria, por Edi Rama as nuk guxon e as e ndjen që të dënojë aktet provokative dhe luftënxitëse të A. Vuçiç. Në një kohë kur Presidenti i Kroacisë, Presidenti i Malit të Zi, anëtarët boshnjak dhe kroat të Presidencës së Bosnje & Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, po denoncojnë publikisht e ndërkombëtarisht A. Vuçiç si kërcënues serioz i stabilitetit rajonal e luftënxitës, i vetmi avokat i tij mbetet Edi Rama i Shqipërisë”, shkruan Nishani.

Në fund, ish- presidenti shprehet se kryeministri i konsideroi qytetarët serb në veri të Kosovës si pengje prej ndalimit të dialogut Kosovë-Serbi, duke vënë shenjën e barazimit midis Kurtit dhe Vuçiç duke demonstruar dhe njëherë përkrahjen e këtij të fundit.

Etiketa: Bujar NishaniPresidenti

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Plagosi të dashurën me armë zjarri, del para gjykatës Fadil Likaj

Plagosi të dashurën me armë zjarri, del para gjykatës Fadil Likaj

TË FUNDIT

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com