GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Vizita në Tiranë, mesazhet e Ursula von der Leyen për politikën shqiptare

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Presidentja e KE: Do punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, me vizitën e saj të parë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Pas takimit me Ramën e Metën, Von der Leyen u nis drejt Krujës ku mori pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça” dhe “Kopshtit Europa”, të rindërtuara me fondet e BE –së, në kuadër të programit EU4Schools, pjesë e mbështetjes financiare të ofruar për përballimin e pasojave të tërmetit tragjik të vitit 2019.

Nga Kruja ku doli në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Von der Leyen foli për një sërë çështjesh, si rindërtimi, pandemia, procesi i integrimit dhe nisma e “Open Balkan”.

Teksa po vizitonte shkollën “Korb Muça”, presidentja e cilësoi ndërtimin e saj si simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Doja të shikoja shkollën, por edhe kopshtin. Qenka e mrekullueshme të shohësh se çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është një simbol i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, mes BE dhe Shqipërisë, por do të jetë dhe simbol i të ardhmes”.

Presidentja u ndal dhe te pandemia e Covid, ku tha se BE i ka dhuruar Shqipërisë 430 mijë doza dhe se Evropa do vijojë të jetë pranë Shqipërisë.

“Kemi pasur një problem në fillim me fqinjët e Ballkanit Perëndimor, por do e tejkalojmë, BE ka dhuruar 430 mijë doza në Shqipëri, do të vijojnë. Vaksinat shpëtojnë jetë, shpëtojnë të dashurit e zemrës. Me të do të tejkalojmë pandeminë. Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aq më shpejt dhe integrimi në BE”.

Sa i përket procesit të integrimit, Von der Leyen e siguroi kryeministrin Rama se Shqipëria do të jetë pjesë e BE. Ajo tha se vendi ynë i ka kryer të gjitha detyrat dhe tani BE i ka një borxh të madh veçanërisht rinisë shqiptare, ndërsa vetë ajo është e vendosur që vendi tonë t’i hapen sa më shpejt negociatat.

“Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane. Është rinia jonë. Jo vetëm me shkollat, por dhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi që ne kemi. Së pari rimëkëmbja nga pandemia, dy shtylla kryesore, nga njëra anë vaksinimi dhe nga ana tjetër rimëkëmbja. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ka pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë”.

Presidentja u shpreh se mirëpret çdo nismë brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, ndërsa tha se nuk duhet të fokusohen me imtësi tek fjalët, por procesi duhet të jetë i hapur.

“Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin  marrëdhënieve ekonomike, edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdoret. Si kuadër që të gjashta vendet e rajonit do të përfitojnë. Çfarë do lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit që është bashkëpunuese mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, të jetë proces i hapur dhe gjithëpërfshirës. Që të ketë një integrim të thellë sepse kjo është pjesë  procesit”.

Von der Leyen tha se dy propozimet nga Shqipëria janë projektet e rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe hidrocentrali i Fierzës. Sipas saj, deri tani janë 9 miliardë euro, synimi është për të sjellë dhe 20 miliardë të tjera.

“Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një të ardhme të gjelbër e dixhitale. Meritojnë vende pune të mirë paguara, ky është plani ynë i investimeve, ekonomike për Ballkanin. Kemi vënë në tryezë 9 miliardë euro. Ju bëni propozime për projekte cilësore, solide, të forta që së bashku të sjellim më shumë se 20 miliardë euro të tjera. Ky është objektivi ynë, kemi sjellë 500 milionë euro. Do të propozojmë dhe një shtesë prej 600 milionë eurosh për këtë vit. Le të kemi një sukses në këtë plan. Dua të them që për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe Fierzën. Këto dy janë prej projekte, ju i keni propozuar”.

Presidentja e përgëzoi Shqipërinë në përparimin që ka pasur me Reformën në Drejtësi, teksa tha se pret me kënaqësi që të takohet me liderët e rajonit në Samitin e BE javën e ardhshme në Slloveni.

Pasdite, Von der Leyen do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë kryeministrin Zoran Zaev, si dhe presidentin Stevo Pendarovski, për të vijuar me një vizitë në një qendër kulturore rinore, së bashku me kryeministrin Zaev.

Të mërkurën në mëngjes, Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të bisedojë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Gjukanoviç dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Po të mërkurën në mbrëmje, Presidentja e Komisionit europian, do të jetë në Beograd, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç, ndërsa të nesërmen në mëngjes do të bisedojë me kryeministren Ana Brnabiç.  Ndalesa e saj e fundit, të enjten në mbrëmje, do të jetë Bosnja dhe Hercegovina. /D.L/ Gijotina.com

Etiketa: von dr Leyen

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Kaos në komisionet parlamentare, TVSH heq me urdhër transmetimin e deputetëve të PD

Kaos në komisionet parlamentare, TVSH heq me urdhër transmetimin e deputetëve të PD

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com