GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhja në TIMS, Ervin Muça u tradhtua nga kamerat dhe zbërthimi i kompjuterit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhja në TIMS, Ervin Muça u tradhtua nga kamerat dhe zbërthimi i kompjuterit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës për drejtorin e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili ditën e djeshme u vendos nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u pezullua nga detyra.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Nga të dhënat hetimore, rezulton se Muça ka shkuar në Drejtorinë që drejtonte me seli në rrugën “Mine Peza” ku ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara pak pas mesnate në 2 gusht të vitit të kaluar. Pasi ka kopjuar të dhënat, në prezencë edhe të një personi tjetër, i ka eksportuar ato në kompjuterin e tij personal.

Gjatë marrjes në pyetje në akuzën paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale apo të jetë ai personi që ka kopjuar të dhënat e sitemit TIMS. Ai ka pretenduar se nuk ka qenë në zyrë ditën kur ka ndodhur vjedhja e të dhëlnave të TIMS-it.

Por, nga ana tjetër hetuesit kanë në dorë pamje filmike të kamerve të sigurisë në zonë që kanë fiksuar drejtorin e IT-së të Policisë së Shtetit ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS. Duke përdorur pin-in e një prej punonjësve, ai hyri në godinë duke ndërhyrë më pas në sistem për eksportimin e të gjithë të dhënave të sistemit, në një pajisje private.

Po ashtu edhe një person tjetër ka deklaruar se Muça ka qenë në zyrë ditën ditën kur është bërë ndërhyrja.

Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ekspertët e SPAK kanë zbërthyer kompjuterin e Ervin Muçës dhe po ashtu kanë konfirmuar eksportimin e të dhënave.

Burime bëjnë me dije se për këtë ngjarje po verifikohet edhe personi tjetër, i cili u fut në godinë në mënyrë të paautorizuar. Ai dyshohet se ka ndihmuar Muçon në kopjimin e të dhënave. Personi i paautorizuar, për të mos lënë gjurmë, është futur në godinë me PIN-in (kodin) personal të një punonjëseje tjetër e cila mësohet se ndodhej me leje të zakonshme.

Gjithsesi, Prokuroria e Tiranës i ka ende të paqarta motivet se përse drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka kopjuar të dhënat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Në sistemin TIMS ndodhen të regjistruar të gjitha hyrje-daljet jashte vendit të qytetarëve, po ashtu ka edhe të dhëna për persona që janë në kërkim, për ngjarje të rënda kriminale.

Për vjedhjen e të dhlnave nga sistemi TIMS, sinjalizimi u dha nga punonjës të drejtorisë që konstatuan ndërhyrjen, duke çuar emaile në thuajse të gjitha strukturat e shtetit dhe medias.

Kjo nuk është hera e parë, që emri i Ervin Muçës lidhet me abuzimin e të dhënave personale apo informacioneve kaq sensitive. Ai u vendos nën hetim dhe për nxjerrjen e listë-pagesave të punonjësve, targave e numrave të telefonit, por ndërsa dy vartësit e tij u dënuan minimalisht për abuzimin me këto të dhëna, Muça arriti ti shpëtonte drejtësisë, për tu graduar më pas në pozicion drejtues në Policinë e Shtetit, ku duket se është sërish protagonist i një tjetër skandali e abuzimi me të dhënat e shqiptarëve.

Vleb të theksohet fakti se më 17 Gusht të vitit 2023, Ambasada Ameriake në Tiranë ngriti shqetësimin për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe kërkoi hetim të çëshjtes.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Para
Blinken nesër në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një…

Salianji: Edi Ramës po i bien gurët një nga një, ja “plani” ynë për fitore në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Lexo më shumë
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibommarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş