GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat e huaja të cilat kanë zbuluar detaje nga e kaluara e tij kriminale.

Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “Protothema”, Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, ai ishte akuzuar më herët për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka kryer 28 grabitje bankash në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Gjuetari i Bankave”, 50-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës pasi dyshohet si autor i dy grabitjeve të armatosura në kryeqytet, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Nga të dyja ngjarjet dyshohet se janë marrë rreth 75 mijë euro.

Sipas raportimit, grabitja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur autori i maskuar dhe i veshur me të zeza mbërriti në bankë me një skuter elektrik. Ai hyri në ambientet e filialit, mbylli derën për të penguar largimin e personave që ndodheshin brenda dhe kërcënoi me armë punonjësin e sigurisë dhe arkëtaren.

Pasi mori rreth 60 mijë euro në valuta të ndryshme, ai u largua me skuterin elektrik. Ndërsa grabitja e parë ishte kryer pesë muaj më herët, më 2 qershor, në një tjetër bankë të së njëjtës zonë, ku u morën rreth 15 mijë euro.

Mediat greke ndalen veçanërisht te lidhjet e dyshuara të 50-vjeçarit me aktivitetin kriminal në Greqi. Sipas raportimit, autoritetet shqiptare e kishin mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt vendit fqinj.

Një tjetër detaj i përmendur në artikull është se bashkëshortja e Dukës punon në një tjetër institucion bankar në Shqipëri. 50-vjeçari jetonte në Vlorë, por kishte marrë me qira edhe një banesë në Tiranë, të cilën dyshohet se e përdorte si vendstrehim.

Ai u arrestua pranë Rrugës së Kosovarëve në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8,200 euro, dy telefona celularë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Sipas autoriteteve shqiptare, identifikimi i tij u bë përmes metodave speciale hetimore, sistemeve teknologjike dhe analizimit të veshjeve, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur fytyrën.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve në Tiranë dhe verifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarit me aktivitetin kriminal në Greqi.

gijotina.com/

Etiketa: vjedhja e bankes te Komuna e Parisit

Lajme të lidhura

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet
Breaking Views

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat e huaja të cilat kanë zbuluar detaje...

Lexo më shumë
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com