GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhje, drogë dhe aksidente, arrestohen 12 persona në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U konfliktua me armë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 12 shtetas kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Sipas Policisë së Tiranës gjatë kontrolle të kryera në akset kryesore në automjete janë gjetur  lëndë narkotike. Gjithashtu disa persona janë arrestuar për grabitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– 25 vjeç dhe 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një shtetaseje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Gramoz Pashko”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, me pasojë vetëm dëme materiale;

– 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Ç., 82 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar shtetasin E. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje;

– 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 60 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje.

Etiketa: arrestimeTirane

Lajme të lidhura

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Para
Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

I shoqëruar nga avokati, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë hyn sot në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com