GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjehrri vrau ish-dhëndrin, mbesa e viktimës akuzonte nusen e xhaxhait se po i shiste virgjërinë në Instagram

13:00 - 04/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vjehrri vrau ish-dhëndrin, mbesa e viktimës akuzonte nusen e xhaxhait se po i shiste virgjërinë në Instagram
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kudret Saliaj, mbeti viktimë ditën e sotme pasi u qëllua për vdekje nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari. Viktima kishte nisur një proces gjyqësor për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Dhurata Saliaj, me të cilën kishte tre fëmijë. Çifti ishin përfshirë në konflikte dhe debate për dhunë dhe tradhti që në fund të vitit 2020.

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore.

Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime, shkruan abcnews.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Dhurata Saliaj, 32-vjecare jetonte në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Picar në periferi të kryeqytetit.

Akuza për shitjen e virgjërisë

Por pas arrestimit të Dhurata Saliajt në tetor të vitit 2020, mbesa e burrit të saj, 17-vjeçe, bëri dhe një tjetër denoncim, ku e akuzonte 32-vjeçaren se i kishte nxjerrë në Instagram në shitje virgjërinë.

17 vjeçarja e denoncoi nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër të kryeqytetit pasi kishte zbuluar se gruaja fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt në Instagram për himenin e mbesës.

“Kam një mbesë të virgjër” shkruante gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.

Historia e shitjes së virgjërisë

Burimet për gazetën “Si” nga komisiariati 4 në Tiranë, aty ku po hetohet cështja thanë se gruaja  me inicialet D.S. nuk po kryente një shkuesi, por dyshohet se ajo po tentonte ta trafikonte atë, pasi pas njoftimit të virgjërisë ajo shton ” duhen shumë para..”

Denoncimi është mbajtur shënim nga oficerë të policisë së Tiranës menjëherë sapo aty mbërriti 17 vjeçarja.

“Ajo njëherë më tha që kam një djalë për ty që është në Itali. Më pyeti a don të të lidh me të? Më pas gjeta në instagram se si u shkruante meshkujve të ndryshëm për virgjërinë time , persona që gjenden në Maqedoni, Shqipëri dhe Itali apo vende të tjera që nuk e di nga janë. Ajo ju thoshte duhen shumë lekë dhe ju përmendte shumën prej 500 euro” -dëshmon 17 vjeçarja që ka vendosur në dispozicion të policisë numrat e telefonit dhe mbi tavolinë edhe printime të matërialeve të kopjuara ku e afërmja i postonte fotografi nëse ishte apo jo e interesuar të njihte ndonjë djalë.

Adoleshentja dëshmon se në komunikime përveç fotografive të saj , e afërmja ka postuar edhe të dhënat e virgjërisë . Ky fakt e bëri të dyshojë se diçka po ndodhte.

17 vjeçarja  tregonte ne denoncimin e saj:

“ D. më kërkoi t’i hap një adresë në instagram, ja hapa  dhe pas disa muajsh nga kurioziteti hyra në llogarinë që ia kisha hapur vetë për të parë se me kë fliste gruaja e xhaxhait. aty pashë që dikujt i kishte nisur fotografinë time, dikujt i tregonte shkollën ku unë mësoj, dikujt i tregonte për virgjërinë”.

Po këto detaje adoleshentja nuk i ka treguar askujt deri ditën kur nusja e xhaxhait e goditi me shpulla.

“Një ditë ajo i bërtiti gjyshes sime, unë e kam parë të puthet me një burrë në plazh, ndërkohë që pas kësaj në korrik ajo po më mbante me të mira e po më thoshte do të prezantoj me një cun të mirë”

Burimet thanë se adoleshentja kishte sjellë me screen shoot edhe bisedat nga instagrami , pasëordin e të cilit dyshohet se gruaja e ka ndryshuar dhe në të nuk ka më akses.

Në dëshminë e denoncueses radhiten edhe bisedat ku gruaja e xhaxhait i niste sipas saj numra telefoni të personave të ndryshëm të cilët 17 vjecarja nuk i telefononte.

Pas  interesimit të gazetës “Si” zyrtarisht u mësua se kjo çështje është ende nën hetim nga policia për lehtësim të rrethanave për trafikim të miturish, ndërsa nusja e xhaxhait ka  rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje në datën 3 tetor, pas rrahjes së të fëmijëve të saj.

Një usb dhe materialet e depozituara nga adoleshentja ku shumë meshkuj josheshin dhe bënin tregti me gruan për virgjërinë e fëmijës janë përcjellë për ekspertim. 

Etiketa: Dhurata SaliajInstagramTiranevjehrri vret dhendrin

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Shok dhome me Donnarummën, ndërron jetë ish-lojtari i akademisë së Milanit

Shok dhome me Donnarummën, ndërron jetë ish-lojtari i akademisë së Milanit

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com