GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vjen në formë pilule, Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19

08:45 - 28/09/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjen në formë pilule, Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Pfizer njoftoi dje (27 shtator) se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi kundër Covid-19. Disa kompani, të tilla si Merck dhe Roche, janë duke punuar ilaçe të këtij lloji, të quajtur antiretrovirale, që funksionojnë për të  parandaluar riprodhimin e virusit.

Aplikimi i tyre mund të jetë i dyfishtë: të lejojë që njerëzit që tashmë janë të infektuar me sëmundjen të mos vuajnë nga simptoma serioze, por edhe njerëzit që kanë ardhur në kontakt të ngushtë të mos e zhvillojnë sëmundjen.

“Ne besojmë se ky trajtim mund të ndihmojë në ndalimin e virusit shumë herët – para se të përhapet gjerësisht – duke parandaluar potencialisht rastet simptomatike të sëmundjes tek ata që janë ekspozuar dhe duke ndaluar shfaqjen e infeksionit tek të tjerët”, tha drejtori shkencor i Pfizer, Michael Dolsten në një deklaratë.

Kjo qasje është “plotësuese” e vaksinave Covid, shtoi ai.

Trajtim, i quajtur PF-07321332, u zhvillua në formën e një pilule orale me një gotë ujë.

Më shumë se 2,600 vullnetarë të moshës 18 vjeç e lart do të marrin pjesë në provën klinike të fazës 2/3 të shpallur dje, 27 shtator. Disa do të marrin pilulën, e cila jepet dy herë në ditë për 5 deri në 10 ditë, dhe të tjerët do të marrin placebo.

Ilaçi  është testuar në dhjetëra njerëz për të vërtetuar se nuk është i rrezikshëm për shëndetin.

Për të gjithë ata që tashmë janë infektuar, ky ilaç do të jetë veçanërisht efektiv në ditët e para të infeksionit, para se virusi të jetë riprodhuar në një masë të madhe.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar.

Etiketa: COVIDilacPfizer

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Përndoqi një grua dhe goditi me sende të forta 64-vjeçarin, arrestohet 52-vjeçari

Të dehur e pa patentë, arrestohen dy shoferë në Lezhë

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com