GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vjet donte të strehonte afrikanët, tani Albert Malaj bën pazar me Arbër Abazin për 340 milionë lekët e shtëpive të romëve

14:00 - 27/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Memaliajit, Albert Malaj, po përdor fondin e caktuara për familjet rome për pazare me nipin e politikanit Saderi Abazi.

Kryebashkiaku i Memaliajit, Albert Malaj, po përdor fondin e caktuara për familjet rome për pazare me nipin e politikanit Saderi Abazi.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Memaliajit, Albert Malaj, po përdor fondin e caktuara për familjet rome për pazare me nipin e politikanit Saderi Abazi. Kryetari ka premtuar se do të bëjë riparimin e banesave të këtyre familjeve, tenderi që ka shumë mangësi dhe është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

Po flasim për prokurimin që ka si objekt ‘Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet e pafavorizuara, Bashkia Memaliaj’ dhe fond limit 340 milionë lekë. Në dokument nuk përcaktohet se çfarë ndërhyrjesh do të bëhet në 40 banesa, madje as gjendja e tyre ekzistuese, gjithsesi bëhet fjalë për punime muresh dhe çatish.

Por, sikur të mos mjaftojnë këto boshllëqe në dokumentet e tenderit, Hoxha ka shkelur rregullat në procesin e zhvillimit të garës, duke përfituar kështu nga fondi i fryrë i lënë në dispozicion.

Sipas dokumenteve, në fazën e parë kanë dorëzuar oferta 7 kompani, të gjitha të njohura për pjesëmarrje në tenderë të mëdha për ndërtim banesa dhe rrugës, madje disa prej tyre janë përfitues edhe të procesit të rindërtimit.

Komisioni i Malajt nuk është munduar të bëjë vlerësimin, por 4 prej ofertave i ka skualifikuar që në fazën e parë me argumentin se nuk kanë paraqitur dokumente për punë të ngjashme të realizuara më parë. Menjëherë më pas janë përjashtuar edhe 2 oferta të tjera. Kështu 6 konkurrentë u përjashtuan nga gara dhe mbeti vetëm oferta e firmës   ALKO IMPEX CONSTRUCTION, në pronësi të Arbër Abazit.

Në datë 5 shtator 2024, kur ishte parashikuar që të mbahej gara iu dha tenderi Abazit, pasi nuk kishte konkurrent përballë. Më datë 26 shtator kur kjo kontratë abuzive u publikua dhe është regjistruar në APP, i është vënë Flamuri i Kuq nga Open Data Albania.

Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

 

Biznesmeni Abazi, si nipi i ish-deputetit Sadri Abazi, vazhdon të përfitojë fonde përmes favorizimit në tendera. Për disa kohë Abazi bëri pauzë, pasi plasën denoncimet për skandalet e tenderëve të pastrimit në spitale. Gjithçka mbeti në denoncimet që bëjnë mediat, por asnjë masë nuk u mor. Ndërkohë Abazi për vite me radhë u pasuara me tenderët e pastrimit, tani i është kthyer parave të ndërtimit!

Romët jashtë, Malaj kërkon të strehojë afrikanët!

Ndërkohë kujtojmë se kryetari Malaj që, sot abuzon me paratë e taksapaguesve, vitin e shkuar ka bërë zemërgjerin dhe ka mbështetur marrëveshjen e shumë përfolur Shqipëri-Itali për emigrantë afrikanë.

Malaj në dhjetor të vitit 2023 i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës i kërkonte që të strehojë një pjesë të emigrantëve afrikanë që pritet të vijnë në vendin tonë nga marrëveshja me Italinë.

“Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për te strehuar një pjese te emigranteve nisur dhe nga eksperienca e fituar ne vitin 98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë te Kosovës, mbështetur ne dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për te dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigranteve, zotërimi i hapësirave dhe ambienteve te përshtatshme akomoduake, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit te bashkisë ne afërsi te portit te Vlorës dhe Sarandës.”, shkruante ai në letër.

Por sikur nga ajo kohë të kishte menduar pak për familjet rome në Memaliaj, deri më tanoi do t’i kishte sistemuar të gjitha familjet!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: APParber abaziBashkia Memaliajemigrantet afrikanefamiljet romeish deputetkryebashkiakMalajopen data albaniaperfitimered flagsadri abzishtepite

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
A do të lejojnë dorëzimin e  Salianjit? Demokratët shqyrtojnë hapat e mosbindjes, ngujimin në seli…

A do të lejojnë dorëzimin e Salianjit? Demokratët shqyrtojnë hapat e mosbindjes, ngujimin në seli...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit. Osmani tha se...

Lexo më shumë
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com