GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjosa del nga shtrati, përmbytet fshati Xhuhërinë

14:09 - 11/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa del nga shtrati, përmbytet fshati Xhuhërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Vjosa, duke përmbytur me dhjetëra hektarë tokë në fshatin Xhuhërinë. Gijotina.com mëson se për shkak të motit prurjet kanë qenë intensive dhe kanë shkaktuar përmbytje. Sipas raportimit, deri tani janë përmbytur rreth 10 hektarë tokë.

Sipas raportit të Emergjencave Civile, në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje.

Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa.

Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.

Etiketa: kryesore2reshjeVjosa

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Berisha sulmon ashpër Yuri Kim: Sillet si ambasadore e Bashkimit Sovjetik

Berisha sulmon ashpër Yuri Kim: Sillet si ambasadore e Bashkimit Sovjetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com