GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani, kundër zgjedhjes së Deliqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit serb

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani në Ditën e Veteranit: I dedikohet njerëzve që nuk nguruan t’i bëhen mbrojtës atdheut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anëtarët e Kuvendit të Serbisë për zgjedhjen e Bozhidar Deliqit në mesin e nënkryetarëve të këtij institucioni. Reagimi i Osmani vjen pasi ajo tha se Deliq ka qenë i përfshirë në luftën në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka tërhequr paralele në mes të Kuvendit të Serbisë dhe Kosovës lidhur me profilin e nënkryetarëve të këtyre institucioneve.

“Në Kosovë shërben si nënkryetare e Kuvendit Saranda Bogujevci, e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidial të Serbisë”, shkroi Osmani.

Osmani tha se nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë ishte komandanti i një brigade ushtarësh “që masakruan mijëra kosovarë”.

Më 28 marsit të vitit 1999 në Podujevë, serbët e formacionit “Shkorpionët” vranë 14 persona, nga familjet Bogujevci e Duriqi, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Pesë fëmijë të plagosur rëndë i kanë mbijetuar këtij sulmi, në mesin e të cilëve është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Ndryshe, më 2 gusht, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën për kryetar të Kuvendit Vladimir Orliqin nga Partia Përparimtare Serbe.

Anëtarët e Kuvendit serb zgjodhën shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Bozhidar Deliq nga koalicioni NADA (Shpresa).

Kush është Bozhidar Deliq?

Ish-gjenerali ushtarak, Bozhidar Deliq, ishte komandant i një brigade të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte lider i koalicionit të së djathtës, NADA (Shpresa) para zgjedhjeve në Serbi, që u mbajtën më 3 prill të këtij viti.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të Ushtrisë Jugosllave.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër tij për ato që ata thanë se ishin krime në Kosovë, por asnjë proces penal nuk është nisur kurrë kundër Deliqit.

Si dëshmitar mbrojtës, ai u paraqit para Tribunalit të Hagës në gjykimet kundër ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq, dhe Vladimir Lazareviq, i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Deliq vazhdimisht ka thënë se nuk do ta dorëzonte në Gjykatën e Hagës Ratko Mlladiqin, të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë./REL/

Etiketa: DaliqkunderKuvendipostSerbVjosa Osmanizgjedhja

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Vari këpucët në gozhdë në vitin 2013, Danny Murphy “rrënqeth” me rrëfimin e tij: Pija, drogohesha e luaja bixhoz

Vari këpucët në gozhdë në vitin 2013, Danny Murphy “rrënqeth” me rrëfimin e tij: Pija, drogohesha e luaja bixhoz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26

Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit i ka bërë një kërkesë të pazakontë efektivëve të policisë. Ai u...

Lexo më shumë
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com