GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjosa Osmani lidhur me fem*cidin: S’ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave

20:15 - 25/11/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pas dështimit të Kurtit, Osmani thërret partitë për konsultime brenda afatit kushtetues”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur shqetësimin për dhunë në familje dhe dhunën ndaj grave. Marrë shkak nga rasti i fundit ku në grua u sulmua barbarisht në Gadimë të Ulët, presidentja Osmani thekson se është e patolerueshme, që situata në Kosovë të arrijë në një gjendje të tillë.

“Pas çdo shifre fshihet një jetë e thyer, një fëmijë i traumatizuar, një histori që nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka thënë ajo.

Më tej shton se nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave.

“Femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur. Jo thjesht një problem. Jo një statistikë. Por, një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë sonë, ditë pas dite. Ajo që ndodhi në Gadime të Ulët nuk është thjesht “një rast tjetër”. Një grua, edhe pse e mbrojtur me urdhër aktiv, u sulmua barbarisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj. Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret.

Numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje po na e thotë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë, po! Sepse pas çdo shifre fshihet një jetë e thyer, një fëmijë i traumatizuar, një histori që nuk duhet të përsëritet kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, apeloj për VEPRIM. Me përgjegjësi. Me kujdes. Pa asnjë tolerim. Ashtu siç e kërkon ligji. Ashtu siç e meriton çdo grua dhe vajzë në Republikën e Kosovës.

Çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të jetë fatale. Askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur. Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave”, thotë Osmani.

Lajme të lidhura

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit
Aktualitet

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

09:03 - 28/02/26
SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt
Botë

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

08:43 - 28/02/26
Para
Serbi, policia bllokon deputetët e opozitës, nuk lejohen të hyjnë në parlament

Serbi, policia bllokon deputetët e opozitës, nuk lejohen të hyjnë në parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit
Aktualitet

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26

Rreth 350 kilogramë lëndë narkotike janë zbuluar sot në një trajler gjatë kontrollit në pikën doganore të Kakavijës. Rreth orës...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

09:03 - 28/02/26
SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

08:43 - 28/02/26
Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur dërgohet urgjent për në spital

Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur dërgohet urgjent për në spital

08:28 - 28/02/26
Zarzavatet kthehen në mall luksi për shqiptarët, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi për shqiptarët, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

08:20 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com