GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:45 - 04/11/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Në një konferencë për media, Osmani tha se sot zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti më herët gjatë ditës e propozoi Konjufcën për mandatar për Qeverinë e re të Kosovës, duke dërguar emrin e tij për mandatim te presidentja.

Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion.

Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Konjufca tha se qeveria e tij do të miratonte buxhetin e ri të vendit, të ratifikonte marrëveshje për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe do të adresonte çështje të tjera urgjente.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se nuk e sheh as si “mundësi teorike” mundësinë e ndonjë koalicioni për Qeverinë me partitë e tjera shqiptare, për shkak të “mosbashkëpunimit të tyre.

“Është ndërtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë. Le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak”, tha Kurti gjatë një konference për media mbrëmjen e 4 nëntorit.

Partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar që Osmani të shpallë zgjedhje të reja.

Qëndrim të njëjtë kishin shprehur edhe pas takimit me Osmanin më 31 tetor, takim ku LVV-ja kërkoi disa ditë kohë në tentim për të bërë Qeverinë e re.

Albin Kurti, si udhëheqës i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 26 tetor dështoi të merrte mbështetjen e Kuvendit për formimin e ekzekutivit.

Partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera./REL/

 

Lajme të lidhura

Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën
Aktualitet

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE

09:37 - 28/02/26
Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit
Aktualitet

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

09:03 - 28/02/26
Para
Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën
Aktualitet

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE

09:37 - 28/02/26

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë bërë sërish bashkë. Këtë herë jo për “Ballkanin e hapur” të lënë në harresë,...

Lexo më shumë
Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

09:03 - 28/02/26
SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

08:43 - 28/02/26
Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur dërgohet urgjent për në spital

Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur dërgohet urgjent për në spital

08:28 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com