GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nga Sllovenia: Asnjë shtet i BE nuk kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën

16:12 - 12/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa Osmani nga Sllovenia: Asnjë shtet i BE nuk kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Slloveni është mbajtur sot samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Vjosa Osmani në një deklarim për mediat tha se Kosova është vend që përputhet plotësisht me aspiratat e Bashkimit Evropian.

“Sa më shumë që është prezente prania e BE-së në Ballkan, aq më shumë paqe e siguri do të ketë në këtë rajon dhe në BE. Kosova do të jetë anëtare e barabartë e këtij rajoni. Si e tillë ajo ka dhënë propozimet që edhe janë marrë parasysh në këtë samit”.

Ajo ka vlerësuar rolin e Sllovenisë dhe Kroacisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Osmani u shpreh se njëra prej këtyre pikave kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Aktualisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian që na thotë se është kundër liberalizimit të vizave. Ky është momenti më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave. Pra momenti është i shkëlqyeshëm dhe kemi mbështetje. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim për liberalizimin e vizave dhe pastaj në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor të ketë diçka më shumë. Me rëndësi është që ky proces të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së”, deklaroi Osmani

Presidentja thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje që lidhet me vetë kredibilitetin e BE-së. “Ne kemi zgjedhur rrugën e integrimeve euro-atlantike me vullnet të plotë”. Ajo përmendi edhe aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat për BE.

“Shpresojmë se do të pranohet aplikimi nga secili shtet i BE-së”, shtoi Osmani. Në fund të samitit të Procesit Brdo-Brijunit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave.

Pahor deklaroi pas takimit të samitit Brdo-Brijuni se të gjithë të pranishmit ranë dakord për 6 konkluzione.

“1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë, 2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim, 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022, 4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022, 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjitike, dhe 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.”, ka shkruar Pahor.

Etiketa: Kosovaliberalizimi i vizaveosmani

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Rama tha që s’ka rrjedhje të dhënave, hakerat iranianë e nxjerrin “blof”: Del në shitje dosja e TIMS

Rama tha që s’ka rrjedhje të dhënave, hakerat iranianë e nxjerrin "blof": Del në shitje dosja e TIMS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com