GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pret Kushtetuesen për kryeprokurorin e shtetit: S’është vendim që…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kërcënimet ndaj lirisë”, Vjosa Osmani: Anëtarësimi në NATO parakusht për paqen në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po bëhen dy muaj prej kur në Zyrën e presidentes së Kosovës ka shkuar emri i propozuar për kryeprokuror të shtetit, por Osmani ende nuk ka marrë ndonjë vendim për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar nga KPK, Blerim Isufaj, si kryeprokuror i shtetit.

Presidentja Osmani deklaroi se janë duke i analizuar materialet shtesë të dërguara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe çdo rrethanë të krijuar lidhur me këtë proces.

Një prej kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes për postin e kryeprokurorit të shtetit, duke kërkuar si masë të përkohshme pezullimin e procedurave të emërimit të Blerim Isufajt.

Presidentja Osmani tha se do të pritet edhe vendimi i Kushtetueses pasi vendimi për kryeprokuror të shtetit nuk është vendim që merret shkel e shko.

“Ne jemi duke i analizuar materialet shtesë që i ka dërguar Këshilli Prokurorial i Kosovës sepse dosja që është dërguar nuk ka qenë e plotë, tani janë në analizë e sipër, dua ta potencoj që kemi marrë vërejtje të shumta që janë konstatuar nga ana e organizatave monitoruese, qofshin ata partnerë vendorë si OJQ apo ndërkombëtarë.

Dhe në ndërkohë jam njoftuar zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese që një nga kundër kandidatët e ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe natyrisht që duhet të pritet se cili do të jetë vendimi rreth kërkesës për masë të përkohshme.

Në momentin që kemi vendimin përfundimtar i cili merr parasysh të gjitha këto zhvillime që i përmenda, natyrisht që të gjithë qytetarët do të njoftohen sepse nuk është vendim që merret shkel e shko, por duhet t’i ketë parasysh analizat e secilit dokument, por po ashtu edhe ta dëgjojmë zërin e secilit që ka qenë i përfshirë në këtë proces. Ligji nuk parasheh ndonjë afat, kurse ne jemi duke vepruar sa më parë që të jetë e mundur në analizë të të gjitha dokumenteve që po dorëzohen.”

Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit parlamentar për Legjislacion nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa konsideron se nuk ka elemente të kundërshtimit të dekretimit pasi janë zbatuar të gjitha anët juridike. Sipas tij, vonesat në emërimin e kryeprokurorit të shtetit vetëm e dëmton procesin por edhe Prokurorinë e Shtetit.

“Nuk mendoj se ka ndonjë arsye të mos dekretohet, por ndoshta është edhe ajo njëfarë e mete kushtetuese apo ligjore që nuk ka afat ligjor presidentja kur ta bëjë dekretimin e tillë, por mendoj që presidentja duhet të reflektojë dhe nuk duhet të bie pre e opinionit publik por duhet të veprojë në harmonizim me Kushtetutën e vendit, në të kundërtën mosdekretimi pa asnjë arsyetim apo një kundërshtim që e ka obligim kushtetues dhe ligjor mendoj se bënë një shkelje të Kushtetutës. Nuk mundemi të biem pre e kundërshtimeve që janë të opinionit me të vetmen arsye se nuk kemi një argument shtesë. Konsideroj se presidentja nuk do të ketë argument shtesë për ta kundërshtuar dekretimin e zotërisë Isufaj dhe mendoj se sa më shumë se sa që mbetet pa dekretim apo pa një përgjigje nga presidentja në njëfarë forme ky prolongim e dëmton procesin apo vetë institucionin e Prokurorisë së Shtetit”.

Kurse, nga organizatat që e kanë monitoruar procesin qëndrojnë prapa kërkesë së tyre që të ketë konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit. Mirvet Thaçi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një afat të arsyeshëm duhet të vendosë “pro” apo “kundër” dekretimt të prokurorit, Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Meqenëse as Kushtetuta dhe as ligjet që janë në fuqi nuk kanë të përcaktuar një afat kohor brenda të cilit presidentja e Kosovës duhet të marrë vendim për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me zvarritje të këtij procesi. Ky proces është cenuar si i tillë dhe në mënyrë që të kemi një kryeprokuror të ri i cili është me integritet, i cili është profesional, ai duhet të zgjidhjet përmes një konkursi të ri. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj pozite duhet që presidentja brenda një afati të arsyeshëm të marrë një vendim, pra të dekretojë apo të mos e dekretojë Blerim Isufaj në këtë pozitë”.

Kujtojmë se në 6 prill, Këshilli Prokurorial me 11 vota pro ka nominuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të ri të shtetit. Pasi Këshilli Prokurorial e përcaktoi Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, pati reagime të shumta. Ambasada amerikane, britanike, zyra e BE-së në Kosovë e shoqëria civile, thanë se procesi nuk ka qenë transparent dhe i bazuar në meritokraci. Aktualisht pozitën e kryeprokurorit të shtetit është duke e ushtruar, Besim Kelmendi.

 

Etiketa: kushtetuesevendimVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
“Ndjenjë të keqe në ekonomi”/ Ja si i përgjigjet Biden deklaratës së Elon Musk

“Ndjenjë të keqe në ekonomi”/ Ja si i përgjigjet Biden deklaratës së Elon Musk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com