VKM/ Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të pezullojë plotësisht marrëveshjen me Bjellorusinë për heqjen reciproke të vizave. Marrëveshja ishte miratuar fillimisht më 19 shkurt 2020. Po ashtu, është shfuqizuar vendimi i mëparshëm për pezullimin e pjesshëm të kësaj marrëveshjeje, i datës 15 maj 2024. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D O S I:

1. Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

2. Vendimi nr.295, datë 15.5.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT