GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vlahovic fali Napolin, Allegri: Nuk jam unë problemi i Juves 

12:11 - 04/03/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Allegri humbet titullarin kyç për sfidën ndaj Interit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Napoli nxjerr “Zonjën e Vjetër” në “pension” këtë sezon, e nxjerr përfundimisht nga gara për titull në Serie A, pavarësisht se as tifozi më i zjarrtë nuk besonte më se Inter mund të kapej. 12 pikë larg kreut, për më tepër me një ndeshje më shumë se sa ziklatërit, është një diferencë shumë e madhe për t’u rikuperuar. Nëse titulli ishte një çështje e mbyllur prej kohësh, edhe për Allegri-n, tani Juve duhet të kujdeset për të blinduar zonën Champions, ose më saktë vendin e dytë pasi Milan është aty, një pikë larg.

Në “Maradona”, djemtë e Allegri-t ishin të pafat, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku Vlahovic dhe jo vetëm flirtuan me golin e avantazhit në më shumë se një rast, por “bomberi” serb nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë teksa gaboi në disa raste përballë portierit Meret. Në zbritjen e parë në sulm, në minutën e 42-të, Napoli ndëshkoi Juven me një gol kryevepër të Kvaratskhelia-s. Gjeorgjiani goditi fluturimthi brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë dhe tifozët në delir. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Juven që kishte kontrollin e lojës. Chiesa më në fund, nuk shërbeu më për Vlahovic, por në minutën e 81-të goditi vetë kuadratin duke dërguar topin në rrjetë. Goli krijoi iluzionin se Juve mund të përmbyste rezultatin, por 7-të minuta më pas Osimhen fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Sulmuesi nigerian mori përsipër penalltinë, Szczesny i kuptoi krahun, por Raspadori ndoqi mirë aksionin duke dërguar topin në trekëndësh, gol që sigloi shifrat përfundimtare në 2-1. Të dalësh pa pikë nga një sfidë e tillë nuk i le një shije të mirë trajnerit Allegri:

“Më vjen keq pasi zhvilluam një ndeshje të mirë, nuk shfrytëzuam si duhet rastet e krijuara. Gjithsesi, hodha në fushë një ekip me shumë të rinj, kjo është një gjë e mirë për shoqërinë”, u shpreh Allegri duke u ndalur më pas te e ardhmja e tij: “Unë jam trajneri i Juves dhe jam shumë krenar për këtë. Çdo vit, në këtë pikë të sezonit është i njëjti diskutim, flitet për pankinën e Allegrit, ka gjithnjë një dilemë edhe kur gjërat shkojnë mirë. Nuk ka një problem Allegri, për këtë të jeni të sigurt”, u shpreh trajneri i Juves në konferencë për shtyp.

Allegri

Etiketa: Dusan VlahovicJuventusmasimiliano allegri

Lajme të lidhura

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Para
Zyrtare/ Asllani titullar, Inzaghi vjen me 4 ndryshime ndaj Sociedad

Interi synon shkëputjen, Asllani pritet të jetë titullar ndaj Genoa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com