GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia i falet Balajt për një barazim që nuk gëzon askënd

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia i falet Balajt për një barazim që nuk gëzon askënd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë të zhgënjyer e të acaruar për rezultatin në sfidën mes Erzenit dhe Vllaznisë, që përfundoi në barazim pas 8 minutash shtesë, me shijakasit që shkojnë edhe njëherë përtej pritshmërive dhe arrijnë të barazojnë 2-2 falë një forme të shkëlqyer të Redon Mihanës, por ndjejnë se humbën dy pikë shumë të rëndësishme për moralin në këtë fillim sezoni.

Nga ana tjetër Vllaznia i falet Bekim Balajt, që shënoi dy herë në portën e Erzenit dhe konfimoi se do të jetë ai lideri i kuqebluve këtë sezon.

Sfida nisi vrullshëm për shkodranët që shënuan me Bekim Balajn në minutën e tretë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit shkodran.

Megjithatë Vllaznia ishte dukshëm kërkuese dhe sfida u zhbllokua në minutën e 7’, kur pas një goditjeje dënimi të fituar nga Gruda, bekim Balaj ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke shënuar një gol spektakolar.

Megjithatë avantazhi duket se përgjumi shkodranët, që lëshuan terren gradualisht dhe Erzeni nisi të marrë zemër e të shohë gjithnjë e më tepër nga porta e Qarrit.

Në minutën e 26’ Redon Mihana iu kundërpërgjigj Balajt me të njëjtën monedhë, duke shënuar golin e barazimit me një goditje dënimi, sërish të ekzekutuar shumë bukur.

Kur kishte kaluar një orë lojë, ishte sulmuesi i ardhur nga Superliga e Kosovës, Agim Zeka, që pasi u shërbye në zonën kuqeblu, goditi menjëherë duke befasuar Qarrin dhe shënuar golin e avantazhit për Erzenin.

Goli i Zekës zgjoi edhe njëherë shkodranët, që pas shumë tentativash, arritën të gjejnë barazimin në mnutën e 90’, me Bekim Balajn, që fitoi një penallti të cilën e shndërroi po vetë në gol.

Në shtesë shkodranët gjetën edhe një gol tjetër me brazilianin Gomes, por pas konsultimit me VAR, ai u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik (me pamjet që nuk sqaruan 100% pozicionin e lojtarit), duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë në këtë javë të dytë./SSA

Etiketa: BalajErzeniVllaznia

Lajme të lidhura

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës
Sport

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”
Breaking Views

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Para
Blero takon vajzën e tij me partneren e re

Blero takon vajzën e tij me partneren e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com