GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia i ka idetë e qarta, ja rreshtimi ndaj Kukësit

22:26 - 23/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia i ka idetë e qarta, ja rreshtimi ndaj Kukësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia e Shkodrës, debuton në sezonin e ri të Superligës Shqiptare ndaj Kukësit në shtëpi, teksa të shtunën në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të kërkojë të fitoren ndaj verilindorëve.

Trajneri Migen Memelli dhe stafi i tij është futur tashmë në ciklin javor të përgatitjes në detaje të ndeshjes, në një kohë që ashtu siç ka pranuar edhe vetë, ka pak njohuri për Kukësin, duke qenë se është ribërë si skuadër prej ndryshimeve të shumta.

Gjithsesi, ish-trajneri i Skënderbeut është fokusuar më tepër në aspektin tekniko-taktik, duke ulur ndjeshëm ngarkesat fizike dhe bazuar punën e tij në skemat e lojës dhe punën me topin.

Sa i përket gjendjes së futbollistëve, mësohet se nuk ka probleme dëmtimesh, por trajneri ka dilemat e tij për formacionin dhe deri të premten do të vijojë me provat.

Duke parë situatën në skuadër, gjasat më të mëdha janë që Vllaznia të luajë ndaj Kukësit ashtu siç e nisi edhe në takimin miqësore të së premtes së kaluar kundër Dinamos.

Krahu i majtë i mbrojtjes duket se mban peng edhe plotësimin e formacionit. Pavarësisht se u përfol për një përplasje mes Hakajt dhe Memellit, fakt është që mbrojtësi i majtë ka vijuar normalisht stërvitjen për të rifituar kohën e humbur nga dëmtimi që e la jashtë grupit për tri javë.

Duke qenë se është bashkuar vonë me skuadrën në stërvitje, Memelli deklaroi se e la Hakajn jashtë miqësores ndaj Dinamos për të mos rrezikuar.

Kësisoji, shanset janë që kapiteni i skuadrës të mos përfshihet as në formacion në takimin e parë të kampionatit, derisa të kapë formën e duhur fizike.

Megjithatë ai pritet të jetë i grumbulluar dhe mund të marrë minuta në pjesën e dytë. Në këto kushte, krahu i majtë i mbrojtjes ka një balotazh mes dy lojtarëve: Xhelil Asani dhe Flori Spahija. I pari luajti titullar në miqësoren e fundit, por nuk është çudi që të shtunën Memelli të besojë te i riu shkodran. Pjesa tjetër e skuadrës duket e fiksuar tashmë, me skemën 4- 3-3, ku Qarri e nis titullar në portë.

Në mbrojtje do të rreshtohen Smajli në të djathtë, si dhe Juriç e Stojanoviç në qendër. Sa i përket mesfushës, treshja Çeshmedjiev, Krymi dhe Boshnjaku duken të sigurtë për të qenë titullarë.

Edhe në repartin e sulmit nuk ka dilema, pasi me Malën dhe Çobën nga krahët, si dhe Balajn në majë, Memelli ka krijuar siguri.

Gjithsesi, për fazën ofensive të gatshëm për një vend titullari janë edhe Gruda e Dodev, të cilët janë paraqitur mirë sa herë u është dhënë mundësia këtë periudhë./PanoramaSport

Etiketa: Superliga SHqiptareVllaznia-Kukesi

Lajme të lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit
Breaking Views

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta

13:12 - 15/01/26
Para

Ballkani kundër BATE-s, Daja: Po përfaqësojmë Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!
Aktualitet

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

12:41 - 16/01/26

Edi Rama vendosi të anashkalojë plotësisht çështjen e Belinda Ballukut gjatë një takimi me grupin parlamentar të PS. Gjatë këtij...

Lexo më shumë
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

12:17 - 16/01/26
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

11:39 - 16/01/26
Kryebashkiaku socialist organizon piknik me taksat e qytetarëve

Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

11:24 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com