GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia kërkon superkupën, Bërdariç: Duam suksesin e radhës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia kërkon superkupën, Bërdariç: Duam suksesin e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia përballet me Teutën në finalen e superkupës së Shqipërisë, sfidë e cila do të luhet në “Elbasan Arena” duke startuar nga ora 19:00. Trajneri i kuq e bluve, Tomas Bërdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur në lidhje me finalen e madhe.

 “Ne e dimë shumë mirë kush është Teuta. Bëhet fjalë për ekipin që ka fituar kampionatin vitin e kaluar dhe ne jemi shumë të motivuar për të marrë maksimumin nga ndeshja.

Ne do mundohemi të jemi në gjendjen më të mirë nesër, të japim maksimumin dhe në fund tifozët tanë të jenë krenar për paraqitjen që ne do të bëjmë. Padyshim që do të ketë ndryshime. Vitin e kaluar ne patëm një paraqitje mjaft të mirë, por këtë vit do të jetë ndryshe. Gjithsesi të jemi gati.

 Titulli i humbur? Dhemb pak akoma, por është një kapitull i ri. Të gjithë tifozët do kenë një ndeshje mjaft të bukur nesër. Mund të themi që do të përballen dy nga ekipet më të mira të vitit të kaluar, që sigurisht do të jenë pretendente edhe sivjet. Sigurisht të gjithë do të kenë çfarë të shohin, por ne do mundohemi që tifozët e Vllaznisë t’i bëjmë sa më të lumtur.

 Rikuperimi i kapitenit? Me sinqeritetin më të madh, jam shumë i lumtur që Gurishta është këtu me ne, sepse ai është jo vetëm kapiten, por  edhe shtyllë e skuadrës. Është gjëja më e mirë që mund të kishim që ai të ishte këtu me ne. Të gjithë janë të gatshëm, por kur të jemi dhe më në formë do të jemi akoma dhe më mirë.

  Duhet të mundohemi që të bëjmë punën më të mirë për vetën tonë si fillim. Për mua është më e rëndësishme të japim maksimumin, të jemi të përqendruar, të fokusuar dhe më pas frytet e punës sonë do të shihen me kalimin e kohës, gjatë gjithë sezonit.

 Kemi punuar mirë në merkato. Ndoshta do të kemi një surprizë në ditët e ardhshme, por nuk mund të flas akoma. Gjithsesi unë jam shumë i përqendruar për ndeshjen e nesërme. Pastaj do shohim për javën tjetër. Trofeu? Sigurisht që trofeu do vijë nesër në Shkodër”, tha trajneri i Vllaznisë, Tomas Bërdariç.

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
Delta detyron Kosovën të rikthej orën policore, shtyhet hapja e shkollave

Delta detyron Kosovën të rikthej orën policore, shtyhet hapja e shkollave

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com