GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia-Kukësi, Hallaçi me ide të qartë për formacionin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia-Kukësi, Hallaçi me ide të qartë për formacionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kukësi, pas shumë problemeve jashtë fushës, që ishin kryefjala e kësaj vere, është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të debutimit sezonal, nesër ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Verilindorët duken plotësisht gati për të nisur ashtu si duhet këtë sezon, teksa në Shkodër edhe një barazim mund të konsiderohet si një rezultat i kënaqshëm.

Përgjatë këtyre ditëve, tekniku Rraman Hallaçi ka pasur mjaft dilema në kokën e tij sa u përket lojtarëve, ku edhe në takimet miqësore ka bërë shpeshherë lëvizje.

Megjithatë, mund të thuhet se dilemat janë shuar para kësaj ndeshjeje dhe trajneri pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe ata që kanë bindur gjatë takimeve miqësore.

Shqetësim kanë shfaqur sulmuesi Rashiti dhe mesfushori Momoh, të cilët nuk janë aktivizuar në takimet e fundit dhe me shumë gjasa nuk do të jenë gati në start. Pjesa tjetër e ekipit është gati për të zbritur në fushë.

Reparti i vetëm që nuk ka dilema se kush do të jetë titullar, është ai i portës. Angelo Tafas, tani ka edhe një motiv më shumë për të mbrojtur katërkëndëshin e bluve, edhe pas gradimit si kapiten i skuadrës.

Sa i përket prapavijës, pritet një rreshtim me katër lojtarë, me Dukën dhe Muratin nga krahët dhe në qendër Zogos dhe Reçi.

Përpara saj me shumë gjasa do të luajë mauritanezi Mbarak dhe i afruari këtë merkato vere, Fejzaj, të cilët do të kenë më shumë detyra mbrojtëse për të thyer edhe sulmet e kundërshtarëve.

Përpara tyre Hallaçi ka menduar të rreshtojë tre futbollistë të tjerë, të cilët do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëmtë deklaruar, peruanit Sebastian la Torre.

Bëhet fjalë për Mustafën dhe Ribasin nga krahët dhe Hasajn në rolin e pozicionit pas sulmuesit. Me një 4-2-3- 1, Hallaçi shpreson të marrë maksimumin nga ekipi i tij në fushë, ku duhet thënë se luan edhe me kartën e surprizave, pasi shumë lojtarë janë të panjohur në kampionatin shqiptar.

Praktikisht pritet të ketë në fushë shumë pak lojtarë nga edicioni i kaluar, siç është rasti i Tafasit, Muratit, Mbarakut apo Hasajt.

Pjesa tjetër janë afrime të kësaj merkatoje vere, te të cilët klubi ka varur një pjesë të shpresave për të arritur objektivat.

Mbetet për t’u parë edhe performanca e tyre e parë në një ndeshje zyrtare në kampionatin shqiptar./PanoramaSport

Etiketa: kategoria superioreKukesiVllaznia

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Lukashenko kërcënon: Nëse Kievi vijon luftën, ka për të humbur…

Lukashenko: Progozhinin e paralajmërova, Putin jo fajtor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com