GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia nuk fal Tiranën në “Selman Stërmasi”, shkodranët fitojnë Klasiken e parë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia nuk fal Tiranën në “Selman Stërmasi”, shkodranët fitojnë Klasiken e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur me fitoren e Vllaznisë Klasikja e Shqipërisë, e para për këtë sezon. Skuadra shkodrane ia doli të triumfonte me shifrat 2-1 në një sfidë që i kishte të gjitha.

Që në minutat e para kjo sfidë premtoi spektakël, teksa të dyja ekipet krijuan raste me Kaina nga kampi i kuqebluve dhe Xhixha nga i bardhebluve, por asnjëri lojtar pa mundur të finalizonte siç duhet.

Në minutën e 20-të të pjesës së parë, Zhivanaj pengon Kainën në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. Penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës. Nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku do të mposhte portierin Bekaj. 0-1 dhe festë në kampin e miqve.

Vetëm 6 minuta më vonë në “Selman Stërmasi” do të ishin vendasit që do të pretendonin për një karton të kuq për Bulatovic, por gjyqtari Jorgji nuk ndan të njëjtin mendim.

Nëse Tirana e kishte mendjen te vendimet e gjyqtarit, Vllaznia do të gjente dhe golin e dytë në minutën e 29-të, kur Kaina do të dyfishonte shifrat, me vendasit që u shokuan dhe nuk reagonin dot.

Mala dhe Hasani do të provonin sërish në minutat e fundit të gjenin rrugën e rrjetës për skuadrat respektive, por pa mundur të tregoheshin të saktë, duke i lënë kështu spektaklin fraksionit të dytë.

Tirana u zgjua në pjesën e dytë, teksa u hodh e gjitha në sulm për të ngushtuar rezultatin, me golin që do të vinte në minutën e 47-të me Xhixhën që do të rihapte sfidën për vendasit.

Karton i kuq përsëri në këtë takim. Këtë here Marku mori të dytin të verdhë duke lënë shkodranët me 10 lojtarë dhe për të barazuar futbollistët në fushën e lojës.

Tirana mori frenat e lojës në minutat në vazhdim duke kërkuar golin e barazimit, por rastet e krijuara nuk shfrytëzohen siç duhet nga lojtarët bardheblu.

Në minutën e 71’ vendasit kishin rastin e artë për të gjetur golin e dytë, me Ismailgecin që kroson nga e majta, por Hasani nuk godet siç duhet. Berisha 2 minuta më pas do të ndalej nga Zogopviç, i cili bën mrekullinë duke ruajtur avantazhin e Vllaznisë.

Minutat e mbetura nuk prodhuan gol tjetër, me Klasiken e parë që e fiton Vllaznia, me shkodranët që tashmë arrijnë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa për Tiranë është humbja e parë për këtë sezon, teksa mbetet në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh.

Etiketa: FitoreKlasikja e ShqiperiseTiranaVllaznia

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Punonte në shtëpi bari me vlerë 156 mijë paund, shqiptari tradhton pronarët (Emri+Video)

Punonte në shtëpi bari me vlerë 156 mijë paund, shqiptari tradhton pronarët (Emri+Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com