GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama i mërzitur me SPAK: Të dhënat për Vlorën dolën në rrjetet sociale

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i mërzitur me SPAK: Të dhënat për Vlorën dolën në rrjetet sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij, kryeministri ka shtuar se pret që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të zhvillohet nesër në orën 08:30.

“Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha Rama.

Në të njëjtën kohë, Rama kritikoi mënyrën se si personat nën hetim trajtohen në media, duke argumentuar se ata nuk duhet të shpallen fajtorë përpara një vendimi të drejtësisë.

“Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it. As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend. Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave”, tha Rama.

“Askush nuk mund të pretendojë që sekretin hetimor ta ruajnë mediat. Problemi nuk nis te zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren nga prokurorët dhe gjykatësit për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa nisur gjyqi, njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet formalitet. Ky problem, që nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, nuk mund të anashkalohet.”

Sipas tij, qëndrimi i qeverisë duhet të vlerësohet nëse justifikon, mbron apo i kundërvihet drejtësisë kur një person pranë saj përballet me një hetim.

“Si mund të them prapë e prapë se ‘mi hëngrën dardhat pas shpine’? Sipas kësaj, kryefajtori i çdo rasti jam unë. Unë që e desha reformën në drejtësi, kur askush nuk e besonte. Që e udhëhoqa kur askush nuk e donte dhe që e mbroj si asnjë tjetër. Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, se përndryshe shkelësi është ai vetë. Kryeministri dhe qeveria gjykohen nga qëndrimi që mbajnë kur hapet llogari me drejtësinë për dikë mes tyre apo pranë tyre. A e justifikojnë, a e mbrojnë, a i kundërvihen drejtësisë, apo e lënë drejtësinë të bëjë punën e saj?,” tha Rama

 

Etiketa: Edi RamaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Para
“Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?”- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara…

"Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?"- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

 Erjon Vishkulli ka bërë me dije se ndërhyrja e sotme kirurgjikale ka përfunduar me sukses, por sfida e tij shëndetësore...

Lexo më shumë
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com