GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vlora Hyseni në krye të SHISH, Çollaku: Provokim ndaj Kosovës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Haradinaj 4 vite në qeli”/ Fushata e Ramës pro Thaçit, ja si e komenton deputeti i PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratik Kreshnik Çollaku e ka konsideruar një provokim të panevojshëm ndaj Kosovës sugjerimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, një person i shkarkuar më herët nga detyra për shkak të nxjerrjes së informacioneve të klasifikuara.

Në një postim në Facebook, Çollaku shkruan se fakti që institucionet e Kosovës në fushën e inteligjencën e kanë shkarkuar dhe Shqipëria i jep poste të rëndësishme, i duket e pazakontë. Ai thotë ndër të tjera se të dyja vendet duhet të mbajnë marrëdhënie vëllazërore mes tyre dhe të ecin drejt një funksionimi të përbashkët.

Postimi:

Provokim i panevojshëm ndaj Kosoves. Nga mediat mësova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate për kreun e SHISH.

Është hera e parë që e dëgjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnjë njohje për cilesinë dhe aftesinë e saj në krye të kësaj detyre. Çfarë më bën përshtypje është fakti se znj Hyseni ka mbajtur për një periudhë kohe pozicionin e nën drejtores së AKI (shërbimit inteligjent Kosovë) dhe është shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Nuk njoh asnjë nga arsyet e këtij shkarkimi, por më duket e pazakontë që një zyrtar të shkarkuar nga institucionet e Kosovës (në fushën e inteligjencës) të emërohet po në këtë fushë nga Shqipëria.  Marrëdhëniet midis Shqipërisë e Kosovës janë vëllazërore e duhet të shkojnë drejt funksionimit të përbashkët.

Ky rast më duket një provokim i panevojshëm nga Shqipëria karshi institucioneve të Kosovës. Është jashtë çdo arsyeje që kjo të ndodhë. Midis institucioneve të dy vendeve tona, duhet sa më shumë bashkëpunim e bashkërendim, ndërsa gjeste të tilla stimulojnë konflikt të panevojshëm dhe të dëmshëm.  Unë nuk e kuptoj këtë sjellje të kryeministrit por mbetem me shpresë se Presidenti Begaj nuk do të lejojë krijimin e një klime të panevojshme e të dëmshme provokimi, mosbesimi e mosbashkëpunimi midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: CollakuVlora Hyseni

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Para
COVID-19/ Dalin shifrat aktuale të të infektuarve

Paralajmërimi i OBSH: Ja çfarë ndodh me Covid-19 këtë vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën
Sport

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26

Selami Jenisheri është gjithmonë aty sa herë që vjen koha që Shqipëria të dalë në skenë, për të futur “letra...

Lexo më shumë
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com