GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vlora Hyseni te “Siguria”, raportim dyer të mbyllura: SHISH po përballet me spiunazhin serb dhe rus…

15:45 - 17/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlora Hyseni te “Siguria”, raportim dyer të mbyllura: SHISH po përballet me spiunazhin serb dhe rus…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlora Hyseni, numri një i inteligjencës shqiptare ka paraqitur sot raportin vjetor të SHISH në Komisionin parlamentar të Sigurisë, nga ku ka folur për një bashkëpunim të ngushtë me SPAK.

Si gjithmonë e shoqëruar nga një prej drejtoreshave të shërbimit, u ul në këtë komision nga ku pati kërkesën për mos marrjen pjesë në raportim të deputetëve pa certifikatë sigurie dhe mbajtjen me raportit me dyer të mbyllura.

“Për shkak se raportimi i kreut të SHISH për veprimtaritë vjetore përmban informacion të klasifikuar kërkojmë që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe me certifikimin e duhur të deputetëve që do të jenë të pranishëm”, tha Hyseni,

Kjo kërkesë e zonjës Hyseni krijoi debate në komision.

Naço: Unë e kuptoj që je i lumtur ti dhe Ferdinandi, ju të dy keni certifikatë dhe do t’i nxirrni këta jashtë, nuk jua jap këtë kënaqësi, seanca do të bëhet e hapur dhe e mbyllur për publikun.

Raportimi Vlora Hysenit është fokusuar tek puna e SHISH gjatë vitit 2023. Numri një i SHISH citohet të ketë deklaruar se:

“Gjatë vitit objekt raportimi, kontributi informativ i SHISH,  ka qenë dinamik, vlerësues e paralajmërues ne nivelin strategjik për çështje të sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare dhe konkret dhe i dobishëm për kundërvënien me agjencitë ligjzbatuese. Kemi rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore si me SPAK, BKH, DPPSH, prokuroritë e rretheve gjyqësore etj. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH, janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimeve të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit”, tha Hyseni.

“Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, kundër spiunazhin ku përfshijnë kundërvënie të shërbimve të inteligjencës serbe e ruse dhe shteteve të tjera me qëllime armiqësore me Shqipërinë”, tha Hyseni.

Disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kanë aplikuar për certifikata  sigurie dhe nuk i kanë marrë ende.

Në dijeni të këtij fakti Vlora Hyseni, artikuloi kërkesën e nisjes së raportimit vetëm përballë atyre që e kanë një certifikatë të tillë, e cila lëshohet  edhe me aprovimin e SHISH.

Ish ministri punëve të brendshme demokrati Flamur Noka, shpërtheu në akuza se përse seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

“Qeveria dhe kryeministri ka urdhëruar shefen e SHISH që të aplikojë kodin e mafies për të bllokuar transparencën para qytetarëve shqiptarë dhe deputetëve, rast i paprecedentë“, tha Noka.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1SHISHVlora Hyseni

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
PD: Zjarri i qëllimshëm në fushën e mbetjeve në Elbasan për të fshehur krimin

PD: Zjarri i qëllimshëm në fushën e mbetjeve në Elbasan për të fshehur krimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com