GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vlora përmbytet, drejtori i Ballukut shpenzon 250 MLN lekë për matësa, tenderi pa garë

15:04 - 31/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja Belinda Balluku qysh kur e mori nën administrim Ujësjellësin e Vlorës (ka 51% të aksioneve) vuri drejtor Sokol Kananajn,

Ministrja Belinda Balluku qysh kur e mori nën administrim Ujësjellësin e Vlorës (ka 51% të aksioneve) vuri drejtor Sokol Kananajn,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlora përmbytet nga shirat, por kjo situatë akoma nuk e paska vënë në lëvizje Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve! Ministrja Belinda Balluku qysh kur e mori nën administrim Ujësjellësin e Vlorës (ka 51% të aksioneve) vuri drejtor Sokol Kananajn, ish-drejtorin e Tatimeve dhe pritej që të bënte ndonjë investim. Doli dielli dhe përmbytja u harrua! Shohim që shoqëria do të blejë 250 milionë lekë matësa për ujin.

Në vend që të merret me këto problematika, vartësi i Ballukut ka zhvilluar tender për të blerë matësa uji.

Më 3 shtator 2024 është shpallur njoftimi dhe është mbyllur procedura më 18 shtator2024, gjatë kësaj periudhe u dorëzuan 5 oferta. Po më 18 shtator 2024 është mbajtur tenderi, detajet ë të cilit do t’ua tregojmë më poshtë.

Tenderin ka si objekt “Blerje matësa uji” me fond limit 250 milionë lekë. Përveç se është një investim i pa vend, drejtori ka shkelur ligjin e prokurimeve.

Në 5 ofertat që janë paraqitur, komisioni ka skualifikuar të gjitha pa shkuar në fazën finale, përveç ofertës nga firma AZ Trading me vlerë 220 milionë lekë.

Nuk ishte oferta më e lirë, por ishte e vetmja që mbeti në fazën e  fundit.

 

Katër kompanitë e tjera u skualifikuan me argumentin se nuk plotësojnë kriterin e kapacitetit financiar, që të kenë bërë më parë kontrata të ngjashme me vlerë minimumi 40% të fondit limit.

Ndërkohë pa garë fare, është firmosur menjëherë kontrata me firmën AZ Trading. Me këtë lloj tenderi fitoi oferta më e shtrenjtë! Duke qenë se nuk ka urgjencë, tenderi mund të anulohej dhe riformulohej, që të merreshin oferta më të përshtatshme. Kontrata u bë publike në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 28 tetor 2024 dhe mund të anulohej edhe për arsye madhore, për shkak të përmbytjes, sepse duhet të kanalizohen në një drejtim tjetër paratë e shoqërisë.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë në dokumentet e tenderit përshkruhet se do të blihen 10, 300 matësa uji, pra 10,300 familje a biznese do të vihen përballë detyrimit të faturave për t’u pajisur me këtë aparat të ri.

Sikur këto 250 milionë lekë të investoheshin në rrjetin e kanalizimeve do të ishte më e dobishme. Edhe në rrjetin e ujësjellësit do të bënin më shumë efekt këto lekë, që të shtohen orët e furnizimit me ujë të qytetarëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Belinda Ballukuermal dredhamates ujiopen data albaniapermbytjered flagSkandaltenderaVlore

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Hodhën shashka në takimin Tirana-Vllaznia, procedohen dy 19-vjeçarë

Hodhën shashka në takimin Tirana-Vllaznia, procedohen dy 19-vjeçarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com